Tre shqiptarë akuzohen për terrorizëm dhe rrezikojnë burgim të përjetshëm në Turqi

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 13:53

Rrezikojnë burgim të përjetshëm dy shqiptarët nga Maqedonia, pjesëtarë të ISIS-it, të cilët u arrestuan në Turqi për shkak të vrasjes së dy policëve turq në afërsi të kufirit turko-sirian.  Gazeta  turke “Miliet” shkruan se dy shtetasit nga Maqedonia, Benjamin Hy i njohuri si “Kinezi” nga fshati Gërçec dhe Muhamed Zekiri nga Ohri, ngarkohen për vrasje, terrorizëm, sulm ndaj personave zyrtarë, posedim eksplozivi, vrasje në tentativë dhe vepra të tjera. Portali “lajmpress” shkruan se dy shqiptarët, së bashku me kosovarin Qëndrim Ramadani, kryen një sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të policisë turke, duke vrarë dy dhe plagosur 5 të tjerë.  Sipas gazetës turke, gjykata në Ankara ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë dhe ka caktuar gjyqin më datë 12 janar. Bazuar te praktika gjyqësore, pritet që gjykata turke të vendosë dënim me burg të përjetshëm për tre shqiptarët.

 

L.V

 

http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/44357.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.