Kosovë, projektligj për parandalimin e rekrutimeve për në konfliktet e huaja

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 06:05

Qeveria ka miratuar të premten projektligjin që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja. “Zëri” bën me dije se ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni deklaroi se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit. Ndryshe, axhenda prej 25 ligjeve do të jetë prioritet i qeverisë Mustafa gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa Ligji për Gjykatën Speciale, ai për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura dhe Projektligji për Parandalimin e Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja, do të procedohen në seancat e ardhshme të Kuvendit. "Zëri" shton se ekspertët kanë parashikuar që këto ligje mund të kalojnë me procedurë të përshpejtuar pasi janë shqyrtuar në nomenklaturën e kaluar.

 

l.v

 

http://www.zeri.info/aktuale/11769/vendos-qeveria-s-ka-me-kosovaret-te-shkojne-ne-luftera-te-huaja/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.