Krijohet Arkivi i Sistemit Gjyqësor

Qeveria vendosi sot të krijojë Arkivin e Sistemit Gjyqësor, i cili do të funksionojë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vendim sqaronen edhe qëllimet e këtij akti që do të ndihmojë më shumë qytetarët, por edhe gjykatata apo institucionet e ndryshme. “Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor mban dhe përditëson regjistrin, në formë shkresore dhe elektronike, të të dhënave mbi dokumentacionin gjyqësor që i nënshtrohet procedurave të përpunimit dhe administrimit...”, thuhet ndër të tjera në vendim. Arkivi do të drejtohet nga një drejtor i posaçëm.
s.z
Add new comment