Anketim pas show-t të Benigni-t: Më shumë se 1/2 e italianëve pranojnë se nuk mund të mos dëshirojnë gruan e tjetrit

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 11:05

Është pritur shumë mirë rikthimi në RAI i komikut të famshëm italian, Roberto Benigni, i cili ka dhënë një show lidhur me dhjetë urdhërimet e Biblës, me fjalë të tjera, dhjetë porositë që, sipas Testamentit të Vjetër, Zoti i dha Moisiut në malin e Sinait. Në përgjigje të këtj show, një agjenci anketimesh (Demopolis) ka ndërtuar një pyetësor dhe ka komunikuar me një kampion italianësh. Çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar që urdhërimet nuk njihen të gjitha, dhe mes më të njohurave janë "mos vrit" (janë 92% e italianëve që e kanë përmendur, kur u është kërkuar të bëjnë listën e urdhërimeve), "mos vidh" (nga 82%), "mos e përmend kotmëkot emrin e Zotit" (mbi 70%), "ndero nënën e babën (mbi 70%)".

Më tej, rezulton se urdhërimet më pak të respektuara janë "mos dëshiro gruan e tjetrit" (80% e të intervistuarëve thonë se e kanë dhunuar këtë porosi biblike), "mos bëj jetë të shthurur seksualisht" (71%), "mos bëj dëshmi të rreme" (68%) e "mos e përmend kotmëkot emrin e Zotit" (57%). Interesante është edhe e dhëna që tregon se cilat urdhërime shihen si më të vështirat për t'u respektuar. 55% kanë thënë se e gjejnë të vështirë të "celebrojnë festat fetare" dhe 51% pranojnë se nuk mundin "të mos dëshirojnë gruan e tjetrit".

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.