Rama - Vuçiç flasin për rritjen e bashkëpunimit dhe kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës. Firmoset dhe marrëveshja për njohjen e patentave

Njohje reciproke patentave mes Shqipërinë dhe Serbisë. Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas takimit dypalësh mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të samitit Ndërkombëtar që po mbahet në Beograd. Sipas Ramës, takimi ka pasur si qëllim kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës që jetojnë nën qeverisjen serbe. Pas takimit ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç nënshkruan një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve. “Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të samitit të tretë të krerëve të Kinës dhe Europës Qendore e Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht patentat e njëri-tjetrit, të lëshuara nga organet kompetente”, bëri të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë.
L.V
Add new comment