"Kush është një zv.ministër që është shkarkuar se nuk paguante dritat?” Në çdo kuic me pyetje të tillë, fituesi do të ishte me siguri shqiptar

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 08:21

“E falënderoj Znj.Bejko për kontributin si zv.ministre, por në mospagesën e energjisë s'do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek!”. Ky është sihariq-statusi, që kryeministri i Shqipërisë përcjell në “Facebook” duke lajmëruar se zv.ministrja e Mjedisit është shkarkuar, sepse nuk kishte paguar dritat për një shtëpi të sajën në Velipojë. Është një vendim nga më qesharakët në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, e denjë për pyetje nga më të vështirat në konkurset që zhvillohen anëembanë dynjasë. Tjetër punë sikur zv.ministrja të kishte ndonjë lidhje të paligjshme, por shkarkimi për shkak të një borxhi, është një akt që vetëm me shtetin nuk ka të bëjë.
s.z

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

varet se c'kupton ti me shtet; te mos paguash eshte te vjedhesh, do mbash hajduta ne qeveri?

cfare do t'u thuash tjetrit qe e fut deri ne burg per mospagese te energjise kurse kete zonjushen e mban ne qeveri?

Submitted by szaimi (not verified) on

Une me shtet nuk mund te kuptoj vullnetin apo humorin e kryeministrit. Te mos paguash energjine nuk do te thote te vjedhesh. Pse ekziston kamata, pse fatura eshte titull ekzekutiv dhe zgjidhet ne rruge ligjore? Por e marrim se eshte vjedhje. Pse kryeministri ka zgjedhur keta bashkepunetore? Eshte detyre e tij te informohet dhe per kete mundet edhe te kerkoje ndihme ne facebook. Apo jo? Dhe permbi te gjitha: si ka mundesi reagohet per nje zv. Ministre qe nuk ka paguar dritat, per te cilat u tha se ishte nje shume modeste, kurse per deputete, te cilet i kane pranuar vete problemet qe kane patur me drejtesine, mbahet heshtje?

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

me vjen keq , por rrumpalla na la pa shtet, te mos pagush uje e drita me vite dmth nuk ka shtet, dhe per ta ribere shtetin fillimisht duhen masa drastike. Pyetja eshte : duam a s'duam shtet? Po deshem duhet te mirekuptojme veshtiresite e sakrificat e fillimit. Te kritikosh eshte lehte fare, po te ndertosh eshte e veshtire.Apo jo? Ndeshkimi i zv/ministres do te thote tolerance zero per te gjithe, edhe per me te thjeshtin edhe per te fuqishmin me pushtet. I vini gishtin kokes. Mesazhi eshte i qarte dhe une si qytetar e mbeshtes.

Submitted by Pro futjes :) (not verified) on

meqe rrumpalla na la pa shtet hajde e bejme nje diktature thua ti? sme duket normale.... nga njeri ekstrem ne tjetrin....

meqe ra fjala mire e hoqe nga puna po ai/ajo qe hoqe nga puna me se do i paguaj dritat??? me mire ja mbaje nga rroga, sikurse do ishte mire qe dhe faturat e papaguara nga kompanite ti mbaheshin nga tatimet... dhe te qarkullonte leku... po jo keshtu... ti je kompani ke x miliona borxh dhe une ste le te futesh ne tender.... me mire ato borxhe mbaja nga leket e tenderit...

megjithate perfundimisht ne sdime ca duam e si e duam ... na plq si popull qe si e majta si e djathta te na e fusin sa krahu me nje torte ne mes te qytetit apo me nje leter falenderimi nga kryeministri per pagese dritash...

Submitted by zoti (not verified) on

Atehere ti zoti z. duhet te na thuash nje shtet, kudo ne bote qe energjia nuk paguhet. E permbysem komunizmin, por per cudi disa kerkojne shtet komunist. E duan energjine falas.  Po buken pse nuk e kerkojne falas? Pa buke njeriu vdes. Pa energji jeton si paraardhesit e tij.

Dhe kjo z/v ministrja paska lek  dhe ben dy vila. Po si harroi dhe nuk paguan detyrimet ndaj shtetit? Per kete bravo i qofte Rames. Dhe per ate qe pse  nuk e njohu qe ne fillim, kjo nuk e ngarkon me shume pergjegjesi. Kur behet CV, askush nuk shkruan ne te:Energjine e paguaj rregullisht, ne te dyja shtepite. Por ama kur Rama e mesoi kete gje, mori masa. Ju hyri frika te tjereve ne qeveri. Shkuan me vrap te paguajne.

Ne Suedi, para disa vitesh, u festua 100 vjetori qe nuk kishte patur asnje vjedhje. Si u arrit kjo? Me diktature. me masa ekstreme. Me prerje veshesh, hundesh, duarsh dhe gishterinjsh. Je dakort qe Rama te veproje keshtu?

Submitted by Gilbert V. (not verified) on

Zonja ne fjale asht Kurbani i radhes ne lojen politike te Rames.
Nese duen me ba transparence te fillojne tek Rama i pari, mandej tek Meta, Basha e me rradhe; a korrespondon jeta qe bajne me te ardhunat e deklarueme....!? Keni me pa qe, krymi nuk hiqen vetem me shkarkimin e nje zv. ministreje. me sa pashe Kyrebashkiaku i Vlores Gjika doli ne breg i pa-lagun...! Rilindi edhe nje here!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.