Kërkesa e PD-së për reformën territoriale, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro(?)

Gjykata Kushtetuese duket se nuk ka qenë unike në rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetues të ligjit të ri për ndarjen administrative-territoriale. Në datën 15 dhjetor, Gjykata botoi vendimin, por pa pjesën arsyetuese, ku përfshihet edhe mendimi i pakicës. Dhe duket se ka patur një mendim pakice. Burime pranë kësaj Gjykate, thanë për “ResPublica” se anëtarët Vladimir Kristo dhe Gani Dizdari kanë qenë pro kërkesës së PD-së, ose më saktë argumentimit se kjo ndarje bie ndesh me Kushtetutën, ndonëse do të duhet pritur zbardhja e vendimit për të parë arsyet e dhëna. Gjykata ka 9 anëtarë.
s.z
Comments
E keni gabim. Z. Kristo nuk
E keni gabim. Z. Kristo nuk ishte dakort te shqyrtohej fare kerkesa e PD sepse nuk kishin mar pjese ne shqyrtimin e ligjit ne komisione
Zoti z. Zoti Kristo nuk votoi
<p>Zoti z. Zoti Kristo nuk votoi per arsye se hodhi dyshimin mbi legjitimitetin e subjektit politik PD. Kur ta merni te zbardhur vendimin do te shikoni arsyetimin e zotit Kristo. Nuk mund te marim ne shqyrtim kerkesen e nje subjekti i cili nuk argumenton legjitimitetin e tij, duke mos denjuar te kryeje detyren per te cilen e ka mandatuar populli dhe kundershton nje ligj per te cilin ka patur detyrimin ta shqyrtoje por i eshte shmangur ketij detyrimi.</p>
Add new comment