Arkiv-Lajme
Problemi me përkthimin e lajmeve dhe një shembull i freskët: të paguash haraç apo të nderosh kujtimin e dikujt?
“Për 2 pengjet që vdiqën në pengmarrjen që ndodhi në një kafene në Sidnei, në "Martine Place", kryeministri i vendit Tony Abbott paguan haraç”, thotë në një lajm të sotëm gazeta "Sot" në faqen online. Është përkthyer fjala për fjalë nga anglishtja, “to pay tribute”, që kuptimin konkret, në fakt e ka: kryeministri nderon kujtimin e viktimave.
a.k
Intervista/ Kolonel Pëllumb Zaimi, ish-punonjës shkencor e pedagog në Akademinë Ushtarake: Shqipëria për çdo divizion nga një vendkomandë, ashtu si Zvicra, Suedia e Norvegjia. BunkArti i Ramës e Kumbaros, një show pa vlerë e qesharak
Ushtria shqiptare nuk ka vetëm një vendkomandë qendrore, si ajo që “Rilindja” e ktheu në “BunkArt” por disa dhjetëra të tilla, me thuajse të njëjtat kapacitete. Madje një gjë e tillë nuk është më aspak sekret. Këtë e pohoi dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi i cili në një intervistë për “ResPublika tha: “Nuk ka pse të na jepen për zbulime të mëdha, se u gjet bunkeri i Enver Hoxhës. Nuk ka qenë bunkeri i tij. Ka qenë vendkomanda në rast lufte. Dhe vendkomanda të tilla ka në çdo vend. Unë kam qenë atje, dhe nuk ia kam fshehur publikut. Kërkuam t’i dimë, na i prunë.
Samiti i Beogradit, shmanget një takim i dytë Rama-Vuçiç?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me shumë gjasë nuk do të takohet me të zotin e shtëpisë në Samitin e Beogradit, kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndonëse aktori kryesor i samitit është Kina, sërish, Vuçiç është organizatori, aq më tepër që projekti më i madh që ka dalë në sipërfaqe është ai i ndërtimit të hekurudhës së trenave të shpejtë Budapest-Beograd. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse të dy kryeministrat do të takohen ose jo, por nga një lajmi medias serbe “B92”, ku njoftohen të gjitha takimet dypalëshe të Vuçiç, Edi Rama nuk figuron.
Bashës i ringjallet pasioni për rrugët nacionale, debat me Ramën për Rrugën e Arbrit
Edhe pse raporti i Lulzim Bashës me ndërtimin e rrugëve kombëtare mund të ngjallë ende sot një ndjesi paniku tek shumë njerëz, kryetari i opozitës është përfshirë në një debat në distancë për “Rrugën e Arbrit”. Kryeministri Rama deklaroi më herët se projekti do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm me ndihmën e një financimi kinez. Por Basha deklaroi se projekti për “Rrugën e Arbrit” ishte gati që në qeverisjen “Berisha”.
Pakistan, talibanët sulmojnë shkollën e kadetëve, 125 viktima nga të cilët 84 fëmijë
Ka shkuar në mbi 125 të vrarë, ku 84 prej tyre janë nxënës, numri i viktimave të masakrës së rëndë brenda një shkolle ushtarake në Peshavar të Pakistanit. Mësohet se 6 persona të armatosur me uniforma sigurie kanë hyrë në shkollën me kapacitet 500 nxënës dhe kanë hapur zjarr ndaj fëmijëve dhe personelit.
Dosjet, qeveria duket se do të ndjekë modelin gjerman. Ambasadori Hoffman: “STAS-i është një model”
Zbardhja e dosjeve të STASI-t gjermanolindor është një model i mirë edhe për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Të paktën kështu mendon ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, i cili ka qenë sot prezent në një takim të organizuar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. “STAS-i pra, mund t’ju shërbejë si një lloj modeli, por ne nuk jemi këtu për t’ju thënë sesi ta bëni, ne jemi për këshillim. Debati duhet të zhvillohet ndërmjet shqiptarëve”, tha ai. Takimi i jep një shtysë edhe më të madhe hapjes së dosjeve, për të cilat ende pakkush beson se realisht do të hapen.
“Arrestimi” skandaloz turk ndaj një protestuesi
Një nga rastet kur fotoja flet shumë më tepër se fjalët për mënyrën e “policimit” në Turqinë e sotme. Policët civilë turq po arrestojnë një person i cili po tentonte ta vendoste një tendë për t’i vajtuar dhe përkujtuar luftëtarët e në qytetin sirian Ayn al-Arab ose Kobani, në qytetin Adana në jug të Turqisë. Lloji i kapjes së të arrestuarit dhe futja në furgon, tradhëton haptaz autoritarizmin e shtetit dhe “karta biankën” që kanë agjentët e policisë për të kryer sjellje të tilla me një protesues paqësor.
a.k
Përgjegjësi e audiencës për rënien e nivelit të medias? G. Bakalli: "I dashur lexues, a nuk ndjehesh si mut nga kjo alibi e gazetarëve?"
Pse ka arritur niveli i mediave shqiptare në këtë pikë? Përgjigjen ende askush nuk e ma dhënë në mënyrë të argumentuar, ndonëse ka një perceptim që po konsolidohet si mendim i përgjithshëm se niveli sa vjen dhe bie. Gilman Bakalli mendon se arsye për këtë është përpjekja e mediave për të banalizuar informacionin, në funksion të kuptimit më të lehtë të tij. Në fakt, këtu sipas tij, vjen edhe keqkuptimi, që është “më keq sesa moskuptimi. Pasi “moskuptimi të çon në kërkesën për të kuptuar”.
Kamzë e Fushë-Prezë, dy ngjarje kriminale, tre viktima. Nga vrasja e paramenduar, tek konflikti për pronën
Nga Kamza në Fushë Prezë, periferia e Tiranës është përgjakur mëngjesin e sotëm. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën. Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t'u vetëdorëzuar.v çështje pronësie. Deri tani mësohet se përplasja kishte për motNë Kamzë 50-vjeçari Qerim Skaci u ekzekutua me plumb në kokë ndërsa po çonte fëmijën e tij për në kopësht. Skaci u qëllua me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup teksa ndërroi jetë në spital.
Reporterët pa kufij: 66 gazetarë të vrarë, 119 të rrëmbyer. Bilanci i një viti
Bilanc i rëndë për gazetarët vitin që po lëmë pas. Reporterët pa Kufij kanë bërë të ditur se 66 gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti, duke qenë në krye të detyrës. Edhe pse numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është 7 për qind më pak se në vitin e kaluar, gjeste si prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin. Rrembimi i gazetarëve këtë vit, sipas raportit është rritur për 37 për qind. 33 nga 119 gazetarët e rrembyer gjatë këtij viti, sipas raportit, kane qene në Ukrainë.