Intervista/ Kolonel Pëllumb Zaimi, ish-punonjës shkencor e pedagog në Akademinë Ushtarake: Shqipëria për çdo divizion nga një vendkomandë, ashtu si Zvicra, Suedia e Norvegjia. BunkArti i Ramës e Kumbaros, një show pa vlerë e qesharak

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 09:09

Ushtria shqiptare nuk ka vetëm një vendkomandë qendrore, si ajo që “Rilindja” e ktheu në “BunkArt” por disa dhjetëra të tilla, me thuajse të njëjtat kapacitete. Madje një gjë e tillë nuk është më aspak sekret. Këtë e pohoi dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi i cili në një intervistë për “ResPublika tha: “Nuk ka pse të na jepen për zbulime të mëdha, se u gjet bunkeri i Enver Hoxhës. Nuk ka qenë bunkeri i tij. Ka qenë vendkomanda në rast lufte. Dhe vendkomanda të tilla ka në çdo vend. Unë kam qenë atje, dhe nuk ia kam fshehur publikut. Kërkuam t’i dimë, na i prunë. Vajtëm e kontrolluam ta dinim si ishte gjendja. E kam parë nga brenda. S’ka pasur aty kapele të Enverit. Kam parë dhomën e kryeministrit, zyra etj. Dhamë urdhra të ruhen siç ruhen”. Kaq sa për këtë rast. Më pas vazhdojmë me dëshminë e një prej ushtarakëve të lartë të ushtrisë shqiptare, në diktaturë e post saj...

...Në sektorin shkencor të Akademisë Ushtarake, ku ai bënte pjesë bashkë me 5 kolegë të tjerë si ekspert i analizave ushtarake, vinin informacione më shumë se kudo tjetër, për shkak të rëndësisë që kishte vetë detyra. Falë punës së gjatë në sektorin nga dilnin tezat, prej nga ku duhej të mbështetej ushtria në paqe e në rast lufte, ai ka njohuri të gjithanshme. E veç kësaj, pas përvojës në terren si komandant i një batalioni art-mitraljer, vite më vonë do të emërohej edhe në krye të kabinetit të komandës së forcave ajrore. Duke pasur këto detyra të rëndësishme, ai është i gatshëm të japë përgjigje edhe atje ku duket se nuk e ka informacionin e duhur. Gjithsesi, koloneli në rezervë Pëllumb Zaimi, thotë se ushtria Shqiptare “notonte” mbi para, përderisa asetet e saj të shitshme, kapnin një vlerë prej miliarda dollarësh. Ndërsa, për sa i përket vendkomandave, si ai i ekspozuar pak javë më parë nga kryeministri Rama, kolonel Zaimi thotë, se si ajo në Shqipëri kanë qenë disa dhjetëra të tilla, vendkomanda të 22 divizioneve dhe dy grupimeve. Të gjitha këto, ai i sqaron gjatë intervistës më poshtë.

ResPublica: - Ju keni pasur pozicione të rëndësishme në Ushtrinë Popullore. Ç’mund të na thoni për ndërtimin e vendstrehimeve dhe bunkerëve?

Në Shqipëri u ndërtuan 175 mijë qendra zjarri, jo 700 mijë sa u tha në fillim dhe as 350 mijë sa u tha më vonë, ku çdo njëra prej tyre kishte një vlerë prej 7500 lekë të reja, me përjashtim të atyre më të mëdha. Por u ndërtuan dhe shumë kilometra tunele nëntokësore, bazat e strehimit të avionëve dhe dy kryeveprat arkitektonike që ishin Baza Ajrore e Gjadrit dhe Baza Detare e Porto-Palermos. Gjithashtu janë ndërtuar dhe komandat e batalioneve, brigadave e më tej. Ushtria shqiptare ishte e formatuar në 22 divizione dhe çdo divizion kishte një vendkomandë dhe një pikë drejtimi, apo vendkomandë drejtimi, që shikonte fushën e veprimit.

ResPublica: - Pra ka vendkomanda ende të “pazbuluara”?

Vendkomandat janë të gjitha të zbuluara sepse i ka në evidencë Ministria e Mbrojtjes. Njëra është në Sauk dhe një tjetër është në Babrru. Dhe në Babrru ishte i stacionuar vazhdimisht batalioni i ndërlidhjes. Këto vendkomanda kanë dhoma pa fund. Janë rreth 2-3 kilometra në thellësi të tokës. Kanë dhoma të pajisura me të gjitha mjetet që duheshin në luftë. Madje kishte planshete, sekretari sekrete dhe biblioteka, zyrë ndërlidhje, zyrë zbulimi e kundërzbulimi, zyra për degën operative, atë të xhenios, ajo e dëmtimit të masës etj. Pra secili kishte zyrë, kishte zyrë shefi dhe vartësi, sipas hierarkisë. Korpusi i Korçës kishte një vendkomandë madhështore në Voskopojë, me gjithë tunelin nëntokësor, ku ruheshin rezervat e pafund të municionit që shkonin 15 -25 mijë ton. Brigada e Pogradecit, që e di mirë se kam shërbyer atje, kishte dy vendkomanda, në Pogradec qytet dhe një në Gurin e Kamjes. Ishin dhe tunelet me rezerva 10-15 mijë ton municione që kishte brigada, te vendi që quhej “varret e grekut”.

ResPublica: - Pra ushtria shqiptare përveç fortifikimeve ka pasur dhe një potencial të jashtëzakonshme armatimi e municioni?

Ushtria shqiptare e viteve ‘90 ka pasur një arsenal të jashtëzakonshëm, armësh, municioni, karburanti, ushqime e veshmbathje. Ka pasur shifra kolosale parash, por dhe ka ende. Nëse këto do të shiteshin sipas rregullave, buxheti i shtetit do të furnizohej çdo vit me disa qindra milionë dollarë. Them ka pasur, pasi një pjesë e mirë e tyre tanimë janë zhdukur. Por në qoftë se asetet e ushtrisë do të administroheshin në rregull e sipas ligjit, vetëm 10% e shifrës totale që kapin këto asete do ta rregullonin bilancin e pagave të ushtrisë dhe administratës shtetërore për shumë vite me radhë. Ju them pa frikë, duke u bazuar në atë që kanë nxjerre dhe specialistët e fushës, se ushtria shqiptare ka pasur asete që vlenin deri në 100 miliard dollarë, pa përmendur këtu objektet dhe territoret. Flasim për rreth 240 avionë, 1200 tanke, 4000 gryka zjarri e mijëra ton municione. Këto mund tua vërtetoj në një intervistë tjetër që të jetë posaçërisht për këtë gjë.

ResPublica: - Po rezervat ushqimore të luftës në çfarë kuotash ishin?

Ushtria ka pasur rezerva të mëdha të paprekshme, që kodoheshin “101 K”. Në këto rezerva futeshin edhe vlerat monetare në rast lufte, që ishin tepër-tepër sekret. Por kishte ushqim, veshmbathje, municion e karburante të projektuara për 5 vite lufte. Në vitin 1997 u shpërdorua të paktën 50 mijë ton karburant dhe në atë kohë, karburanti kishte një vlerë prej 600 lekë për litër. Por me këtë rast u asgjësuan dhe dokumentacionet dhe kështu askush nuk u fajësua për këto vjedhje gjigante që ishin pasuri e ushtrisë dhe e vetë popullit shqiptar.

ResPublica: - Sa i kushtonin buxhetit të shtetit ndërtimet e bunkerëve dhe vendkomandave?

Këtë nuk mund ta them dot. Në socializëm nuk flitej për taksapagues. Por unë di një gjë shumë të saktë. Këto objekte janë ndërtuar me punën e oficerëve dhe ushtarëve. Unë dhe paraardhësit e mi kemi hapur 18 km tunele në Malin e Thatë kur isha komandant. Më kujtohet që kur isha oficer i ri, komandanti i batalionit, Destan Shira ngriti me ushtarët e oficerët, por duke qenë vet në krye të punëve, komandën e batalionit dhe ndërtesat e kompanive me një hapësirë prej 800 metra katrorë. Gjithçka me forcat e repartit e duke thyer gurë në mal. Bashkë me ushtarët ne ngrinim kovaçhanat, bënim barominat, bënim beton e lidhnin hekurat. Me një fjalë i bënim vetë të gjitha. Dhe e bënin ushtarët me 46 lekë ushqim në ditë. Shpenzohej vetëm eksploziv e çimento.

ResPublica: - Besoni vërtet se ishin të nevojshme gjithë këto investime?

Duhet kuptuar se për kohën, fortifikimi ishte i nevojshëm. Nuk ishim të vetmit që merrnim masa të tilla. Për shkak të Luftës së Ftohtë, Norvegjia hapi mbi 11 mijë/km tunele fortifikuese, Zvicra 16 mijë/km, Franca 8 mijë/km ndërsa vetëm Moska gjithashtu 8 mijë/km tunele që shërbenin për komandën e Përgjithshme Sovjetike. Madje Norvegjia strehonte dhe flotën detare disa kilometra në thellësi. Zvicra gjithashtu ka qindra-mijëra km, por dhe Franca ka tunele të shumta nëntokësore, sidomos për strehimin e raketave nukleare.

ResPublica: - Sa jeni i bindur në këto që deklaroni?

Kam punuar për një kohë të gjatë si punonjës shkencor në Akademinë Ushtarake. Ne i studionim ushtritë e huaja me themel. Madje kishim informacion nga zbulimi në atë mënyrë, sa të gjithë komandantët e brigadave dhe divizioneve të ushtrive rreth e qark kufirit shtetëror u dinim emër-mbiemër dhe biografinë.

ResPublica: - Vendkomanda e cilësuar tanimë si “BunkArt”, a është një vepër që mund të kthehej vërtet në një vepër arti?

Unë nuk e di se për çfarë qëllimesh e kthyen atë në një “BunkArt”, po për mua ky veprim ka një qëllim foshnjarak në vetvete. Nuk di se në çfarë konteksti ngjarjesh ta montoj. Sepse në të njëjtën kohë, këtej shahej diktatura, këtej lavdërohet diktatura. Nuk e di përse u bë kjo. U bë sepse nuk donin të festonin 29 nëntorin në mënyrë legale, apo duhej të ngrihej figura e Enver Hoxhës nëpërmjet “BunkArt”-it?! Gjithsesi, më shumë më duket një ide qesharake.

ResPublica: - Këto tunele mund të hyjnë në punë edhe nesër?

Patjetër që hyjnë në punë. Përse i hyjnë në punë Zvicrës që është në qendër të Evropës dhe që nuk është sulmuar asnjëherë nga një ushtri e huaj? Po Suedisë e Norvegjisë, përse i hyjnë në punë këto vendstrehime masive? Sepse shteti shikon se si duhet rregulluar paqja. Por nesër, liderët politikë mund të çmenden dhe nisin një luftë botërore. Rasti i Hitlerit është demonstrativ. Dhe pastaj kërcet shiu atomik i Rusisë mbi NATO-n dhe nis ai i  NATO-s mbi Rusinë. Atëherë si i bëhet mbi këtë shi atomik? Civilët do të futen në strehim nëntokësor, s’ka rrugë tjetër. Vendkomandat nga drejtohet lufta po dhe po. Madje dhe këto strehimet e lagjeve nën tokë duhen mirëmbajtur. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë na vjen.

ResPublica: - E keni vizituar vendstrehimin e Shtabit të Përgjithshëm?

Patjetër. Por unë e kam vizituar jo tani që e zbukuroi Rama e Kumbaro, por shumë vite më parë. Kam hyrë në të gjitha ambientet e saj dhe më është dukur një vendkomandë e zakonshme, si të gjitha vendkomandat e divizioneve. Sepse edhe divizionet kishin një vendkomandë ku kishin nga një zyrë për çdo shef. Ku kishte sallë mbledhjesh për shtabin e divizionit. Pra, asgjë e jashtëzakonshme.

Leonard Veizi

Comments

Submitted by Korcari (not verified) on

Per keta profesioniste ka nevoje Shqiperia ne NATO!

Submitted by Tironci (not verified) on

Te lumte kolonel. Po plasi lufta Rama do futet i pari te dhoma e Mehmet Shehut

Submitted by Dardan (not verified) on

Jam shume i kenaqur qe perceptimi im si qytetar i asaj kohe nuk ka qene aspak i gabura per ushtrine. Per cudi edhe shifren prej 100 miliard dollaresh e kam menduar shpesh here si kufiri i shumes per vleresimin e pasurive te ushtrise.

Pa mendo se c'pasuri te tjera te prodhuara nga dora e civileve  vodhen dhe grabiten banditet e Ramiz Alise she kodoshet berishiane te Serbise e Greqise. Eshte cmenduri te fillos ta imagjinosh e jo me te ta thone me shifra egzakte! Faleminderit o ushtarak shqiptar!

Submitted by Atomisti (not verified) on

Z. KOLONEL,Respekt dhe nderime per sherbimin ushtarak qe keni kryer ne dobi te atdheut.Respekt dhe nderime per pergatitjen intelektuale dhe profesionale qe zoteroni.Respekt dhe nderime per shqetesimin qe keni per katrahuren kombetare qe ndodhi ne Shqiperi pas viteve 90-te e ne vijim,jo vetem ne fushen e mbrojtjes por ne te gjitha fushat e pasurive kombetare: ne shkaterrimin e industrise,bujqesise,shkences,arsimit,     shendetesise,sigurise se jetes,shperndarjes se te ardhurave etj.etj. Te gjitha keto "vepra" u bene ne emer te "Popullit",ne emer te "Demokra- cise",etj.etj. Ato u bene nga partia e "Filanit",nga partia e "Fistekut",nga thirrjet militante "e duam Shqiperine si gjithe Europa".Dikur RILINDASIT E VERTET i benin thirrje Shqiptareve per ndergjegjesimin e tyre:  "Shqiperine e mori Turku i vu zjarr,Shqiptar mos rri po duku Shqiptar,mjaft punove per te tjere o fatkeq,kujto vendin ku ke lere dhe ku heq"."Demokracia", pasurite kombetare qe gjeti duhej ti mireadministronte dhe ti zhvillonte me tej,ne interes te popullit,duke vendosur ne krye te puneve intelektuale te ndershem e te afte dhe jo militante partiake,mitingash apo te korruptuar.Nuk duhej ta kthente popullin ne varferi,ne refugjate te pa shprese.   Respekt dhe nderime KOLONEL.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.