Reporterët pa kufij: 66 gazetarë të vrarë, 119 të rrëmbyer. Bilanci i një viti

Bilanc i rëndë për gazetarët vitin që po lëmë pas. Reporterët pa Kufij kanë bërë të ditur se 66 gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti, duke qenë në krye të detyrës. Edhe pse numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është 7 për qind më pak se në vitin e kaluar, gjeste si prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin. Rrembimi i gazetarëve këtë vit, sipas raportit është rritur për 37 për qind. 33 nga 119 gazetarët e rrembyer gjatë këtij viti, sipas raportit, kane qene në Ukrainë.
Raporti thekson se vendi më vdekjeprurës për gazetarët gjatë këtij viti është Siria ku janë vrarë 15 gazetarëm, e ndjekur nga territori palestinez ku janë vrarë 7 prej tyre, në Ukrainë janë vrarë 6 dhe në Irak 4 gazetarë. Kina është vendi ku janë burgosur më shumë gazetarë, 29, Eritrea ku janë burgosur 28 gazetarë dhe Irani me 19 gazetarë.
a.k
Add new comment