Bashës i ringjallet pasioni për rrugët nacionale, debat me Ramën për Rrugën e Arbrit

Edhe pse raporti i Lulzim Bashës me ndërtimin e rrugëve kombëtare mund të ngjallë ende sot një ndjesi paniku tek shumë njerëz, kryetari i opozitës është përfshirë në një debat në distancë për “Rrugën e Arbrit”. Kryeministri Rama deklaroi më herët se projekti do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm me ndihmën e një financimi kinez. Por Basha deklaroi se projekti për “Rrugën e Arbrit” ishte gati që në qeverisjen “Berisha”.
“Rruga e Arbrit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! Një vit negociata për të mos rënë brenda”, shkruan Rama në “Facebook”. Por hidhet Basha sërish, që thotë se “Rruga e Arbrit ka nisur prej vitesh por njësoj si Bulevardi dhe Lumi i Tiranës, njësoj si autostrada Elbasan -Tiranë dhe si dhjetëra vepra të tjera publike është bllokuar, vonuar dhe zvarritur nga njeriu qe nuk i duron dot veprat e mëdha. Sa për borxhin, e gjeti 62 dhe e çoi 74 përlind brenda një viti. Këto janë faktet, mashtrimeve të Ramës ju ka dalë boja...”.
a.k
Add new comment