Samiti i Beogradit, shmanget një takim i dytë Rama-Vuçiç?

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 07:46

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me shumë gjasë nuk do të takohet me të zotin e shtëpisë në Samitin e Beogradit, kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndonëse aktori kryesor i samitit është Kina, sërish, Vuçiç është organizatori, aq më tepër që projekti më i madh që ka dalë në sipërfaqe është ai i ndërtimit të hekurudhës së trenave të shpejtë Budapest-Beograd. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse të dy kryeministrat do të takohen ose jo, por nga një lajmi medias serbe “B92”, ku njoftohen të gjitha takimet dypalëshe të Vuçiç, Edi Rama nuk figuron. Edhe për pritjen e tij në aeroport është parashikuar një ministër i qeverisë së Vuçiç. http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=12&dd=... s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.