Përgjegjësi e audiencës për rënien e nivelit të medias? G. Bakalli: "I dashur lexues, a nuk ndjehesh si mut nga kjo alibi e gazetarëve?"

Pse ka arritur niveli i mediave shqiptare në këtë pikë? Përgjigjen ende askush nuk e ma dhënë në mënyrë të argumentuar, ndonëse ka një perceptim që po konsolidohet si mendim i përgjithshëm se niveli sa vjen dhe bie. Gilman Bakalli mendon se arsye për këtë është përpjekja e mediave për të banalizuar informacionin, në funksion të kuptimit më të lehtë të tij. Në fakt, këtu sipas tij, vjen edhe keqkuptimi, që është “më keq sesa moskuptimi. Pasi “moskuptimi të çon në kërkesën për të kuptuar”. “I nderuar gazetar, ti që prodhon gazeta, me të cilat mund të shtypësh miza e njerëz, dhe ti gazetar televiziv që prodhon imazhe, me të cilat mund të varrosësh njerëz me shpejtësinë e dritës dhe lehtësinë e mizës, duhet të kuptosh se përveç alternativave: “kuptoj” dhe “nuk kuptoj” ekziston edhe një alternativë e tretë: “keqkuptoj” dhe se rreziku i vërtetë vjen jo nga moskuptimi, por nga keqkuptimi, duhet të kuptosh se thjeshtëzimi banal për hir të të kuptuarit të menjëhershëm mbart përherë rrezikun e keqkuptimit”, shkruan Bakalli në “Mapo”. Paraprakisht ai ka edhe një mesazh për të gjithë lexuesit, të cilët na vijnë në vështrim si të dhunuar nga kjo mizëri gërmash pa qëllim e pa formë. “I dashur lexues gazetash e teleshikues, përtypës e ripërtypës i atyre qindra e mijëra edicione lajmesh e emisionesh televizive që të ndjekin ngado ti shkon...A nuk ndjehesh si mut, kur, pas gjithë këtij devocioni që dëshmon nga mëngjesi në darkë, dëgjon punonjësit e mediave teksa, ndaj kritikave publike për nivelin e ulët të disa të përditshmeve televizive e gazetareske, mbrohen publikisht me argumentin se e gjitha kjo ndodh për shkak të nivelit të ulët të audiencës…A nuk ndjehesh si mut, ti, konsumator mediatik, që për gjithë këtë llum gazetaresk e televiziv je ti fajtori, që me budallallëkun tënd nuk e lejon median të emetojë mesazhe më të sofistikuara e sublime, mesazhe, të cilat media paskësh patur ndërmend të na i përcillte sikur ti të kishe qenë më i zgjuar? Mos u ndje i tillë!”, shkruan Bakalli.
s.z
Comments
Me duket mua apo Bakalli

Me duket mua apo Bakalli thjesht rimerr nje argument te artikuluar se fundi ne perendim mbi tendencen dhe rrezikun e thjeshtezimit te informacionit dhe e aplikon ate ne realitetin shqiptar?

Mua me duket se problemi i medias shqiptare nuk eshte ndjekja e trendit te thjeshtezimit te informacionit, e cila na paska ulur interesin e lexuesit apo publikut per median. POR sepse media nuk funksionon me si mjet informacioni. I dashur z. Bakalli, hidhu nje sy gazetave per te pare se sa keq shkruhet - dhe kkur them keq nuk nenkuptoj thjeshtezim, por KEQ, - cfare niveli medioker mendimi kane gazetret, mungese strukture lajmi, perseritje deri tre here brenda te njejtit lajm te te njejtit informacion (per te shtuar radhet?). Hidhu nje sy gazetave epr te pare se nuk investigohet: shumica e gazetareve raportojne direkt e nga karriget e zyrave, raportojne ato qe i mbledhin neper facebook, apo lajme te huaja - pjesa tjeter eshte lajm politik qe u vjen direkt e nga partite.

Ne Shqiperi nuk raportohet z. Bakalli. Hidhu nje sy edhe portaleve online poer te pare se si te gjitha portalet po i mbushin faqet e tyre me femra lakuriq e intimitete njerezish. Kemi nej media qe po homogjenizohet gjithnje e me shume si nje media bulevardeske pornografike.

Mua me duket se sensi i i

Mua me duket se sensi i i replikes suaj eshte i njejte me ate te z. Bakalli (per cka nuk kuptoj frazat ne imperativ drejtuara z. Bakalli ne repliken tuaj). Dhe une personalisht jam dakord me te dy...

Add new comment