Kamzë e Fushë-Prezë, dy ngjarje kriminale, tre viktima. Nga vrasja e paramenduar, tek konflikti për pronën

Nga Kamza në Fushë Prezë, periferia e Tiranës është përgjakur mëngjesin e sotëm. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën. Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t'u vetëdorëzuar.v çështje pronësie. Deri tani mësohet se përplasja kishte për motNë Kamzë 50-vjeçari Qerim Skaci u ekzekutua me plumb në kokë ndërsa po çonte fëmijën e tij për në kopësht. Skaci u qëllua me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup teksa ndërroi jetë në spital. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, dyshohet të jetë rreth të 30-ave. Fakti që atentatori i është afruar viktimës duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, sipas dëshmitarëve, mund të jetë një vrasje me pagesë. Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, dhe se dyshohet se atentati ndaj tij mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme të 50-vjeçarit.
a.k
Add new comment