Arkiv-Lajme
Pushtetarët vendorë që nuk kanë paguar energjinë. Në Patos të gjithë debitorët nga radhët e Partisë Demokratike...!
Grupet e OSHE që po kryejnë në terren aksionin për ndalimin e vjedhësve të energjisë, kanë marrë si detyrë që krahas emrave të pushtetarëve lokalë që rezultojnë debitorë, në listat e verifikimit të shënojnë edhe përkatësinë partiake të kryetarëve të komunave dhe bashkive.
Rasti më i fundit është regjistruar në Patos, ku çuditërisht të gjithë vendorët e klasifikuar si debitorë i përkasin Partisë Demokratike.
A do të arrijë qeveria shqiptare të shesë në 1 vit “AlbPetrolin” dhe aksionet e saj te "ARMO", "INSIG" e "AlbTelekom"?
Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar të fillojë privatizimin e të gjitha aksioneve shtetërore në kompanitë ku rezulton të jetë pronare. Një ndër privatizimet e parashikuara dhe që sjell më shumë të ardhura në arkën e shtetit është kompania e naftës “Albpetrol”. “Vizion Plus” raporton se procesi që nis vitin e ardhshëm mund të përmbyllet në vitin 2016 ndërsa aksionet janë përllogaritur se kushtojnë 95 milion euro.
Thaçi për “Evropa e Lirë”: Unë president në 2016. Marrëveshja do të zbatohet deri në fund
Ish-kryeministri, sot numri dy i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi konfirmon se marrëveshja qeverisëse mes forcës së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovëes parashikon që ai të jetë President në vitin 2016, kur edhe I mbaron mandate presidentes Atifete Jahjaga.
Një arkivol hekuri me mesazhe fetare e politike në varrezat e Korçës!
Një arkivol hekuri brenda të cilit janë gjetur letra me mesazhe fetare dhe me mesazhe kundër protestës së 22 Nëntorit të Partisë Demokratike është zbuluar në varrezat e qytetit të Korçës. Arkivoli i hekurt është gjendur nga disa punëtorë që po hapnin një varr. Nga frika se arkivoli i çuditshëm mund të përmbante lënë shpërthyese, punëtorët kanë njoftuar policinë. Pas kontrollit, është konstatuar se në të kishte vetëm disa letra me shkrime fetare.
Shinzo Abe fiton “bastin”, rizgjidhet kryeministër i Japonisë
Shinzo Abe dhe partia e tij Liberal Demokrate janë fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Japoni, sipas të dhënave që vijnë nga “exit-pollet” e para. Ekonomia japoneze hyri në recesion gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti, duke e detyruar kreun e ekzekutivit në Japoni të ndërmarrë masa jo shumë të kënaqshme, të cilat kërkonin edhe votëbesim nga populli. Për të arritur këtë Shinzo Abe u detyrua të thërriste zgjedhje të parakohshme. Agjencia e Lajmeve “Ansa” shkruan se pas këtyre zgjedhjeve, kryeministri mund të dalë me pozita më të konsoliduara se më parë.
Raporti: Deputetët shqiptarë shpenzuan 10 mln lekë për udhëtime jashtë vendit, u blenë 202 bileta
Për 9 muajt e këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 10 milionë lekë vetëm për udhëtimet e ligjvënësve shqiptarë. Sipas raportit të monitorimit të Kuvendit, të publikuar sot nga gazeta “Shqip”, shuma është përdorur për të realizuar blerjen e 202 biletave për deputetët.
Kryeministri Isa Mustafa reagon pas akuzave për të shkuarën e tij komuniste: Biografisë time nuk i heq asnjë shkronjë
Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka folur për të kaluarën e tij komuniste. Ai ka thënë se nuk i heq asnjë gërmë biografisë së tij dhe se është krenar për punën që ka kryer në rë shkuarën. “Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinën, Rankoviqin, UDB-ën, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua lë atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë t’i përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre .
Zgjedhjet vendore me ndarjen ekzistuese apo me ndarjen e re? “Panorama” shkruan se vendimi i Kushtetueses merret të hënen
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nesër për kushtetueshmërinë e ndarjes së re administrative-territoriale të Shqipërisë. Duke cituar burime nga kjo gjykatë, gazeta “Panorama” shkruan se vendimi duhet marrë me emergjencë për shkak të afateve të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit.
Kryeministri italian Matteo Renzi, më 30 dhjetor në Shqipëri
Kryeministri italian Matteo Renzi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në 30 dhjetor. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se kreu i qeverisë italiane, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së homologut shqiptar Edi Rama.
Në artikullin e publikuar sot gazeta shkruan se drejtuesit e protokollit po punojnë për takimet që Renzi do të zhvillojë në Shqipëri.
n.k
Aleksandër Meksi rrëfen dhjetorin 1990 - Intervistë video
“Me studentët u tentua rrëmuja edhe para dhjetorit. PD nuk u krijua në kushte ilegaliteti dhe nuk ka nevojë për petritët e saj. Dosjet e Sigurimit duhen hapur. Lustracion për poste si ministra, bosë mediash etj..Informatori më i vjetër është i vitit 1943”