Zgjedhjet vendore me ndarjen ekzistuese apo me ndarjen e re? “Panorama” shkruan se vendimi i Kushtetueses merret të hënen

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 03:23

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nesër për kushtetueshmërinë e ndarjes së re administrative-territoriale të Shqipërisë. Duke cituar burime nga kjo gjykatë, gazeta “Panorama” shkruan se vendimi duhet marrë me emergjencë për shkak të afateve të shpalljes së datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

Ky i fundit, duhet ta shpallë datën e zgjedhjeve javën e ardhshme për t’i hapur rrugën një seri procesesh për përgatitjet e zgjedhjeve. Vendimi i Kushtetueses ndikon direkt në këtë proces për faktin se do të sqarojë nëse zgjedhjet e ardhshme duhet të përgatitet sipas ndarjes së re me 61 njësi apo sipas ndarjes ekzistuese me 372 njësi.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.