Thaçi për “Evropa e Lirë”: Unë president në 2016. Marrëveshja do të zbatohet deri në fund

Ish-kryeministri, sot numri dy i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi konfirmon se marrëveshja qeverisëse mes forcës së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovëes parashikon që ai të jetë President në vitin 2016, kur edhe I mbaron mandate presidentes Atifete Jahjaga.
Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, Thaçi shprehet I bindur se kjo marrëveshje do të zbatohet deri në fund. “Marrëveshja do të respektohet në tërësi. Do të punojmë bashkërisht. Tani jam i koncentruar plotësisht në angazhimet e reja qeverisëse që i kam” përgjigjet Thaçi ndërsa pyetet se a ka marrë ndonjë garanci se do të jetë President në vitin 2016.
Intervista e plotë: http://www.evropaelire.org/content/article/26743143.html
n.k
Add new comment