Arkiv-Lajme
Dilema e Turqisë për gazsjellësit: “Tanap”, apo “Turkish Stream” e propozuar nga rusët?
Rrëzimi i gazsjellësit “South Stream” e ka detyruar Rusinë të kërkojë rrugë të reja. Dhe rruga drejt tregut europian, prej nga Rusia është përjashtuar së fundi, është Turqia. Për këtë arsye Moska i ka propozuar Ankarasë ndërtimin e “Turkish Stream”, një gasjellës që supozohet të transportojë 50 miliardë metra kub gaz drejt Europë dhe parashikon ndërtimin e një terminali në kufirin turko-grek. Lëvizja e Rusië la shqetësuar Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, e para një aleate e SHBA.
“Save the Children”/ Gjendja e fëmijëve në Shqipëri, të dhunuar dhe të pa arsimuar
Në të dhënat e fundit që sapo kanë publikuar organizata “Save the Children” dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pasqyrohet gjendja e vështirë ku jetojnë dhe mësojnë aktualisht fëmijët në Shqipëri. “Zëri i Amerikës” njofton se shpenzimet publike në arsim përbëjnë 2,8% të PBB-së, më i ulët se në të gjitha vendet e rajonit, të cilat japin dyfishin. Drejtorja e “Save the Children” Anila Meço thotë për “VOA” se mesatarja e viteve të shkollimit për fëmijët në Shqipëri është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 nga 178 vende në botë.
Gjiknuri në Zadrimë: Jo rritje çmimi për energjinë, brenda vitit 2016 gati linja e interkonjeksionit me Kosovën
Dy ditë përpara se Enti Rregullator i Energjisë të marrë vendimin për çmimin e energjisë elektrike Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri premton se nuk do të ketë rritje te tij. “Vizion Plus” bën të ditur te këtë deklaratë Gjiknuri e bëri nga Zadrima e Lezhës ku inspektoi punimet për ndërtimin e linjës së interkonjeskionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë. Brenda vitit 2016 do të jetë gati linja e interkonjeksionit të Shqipërisë me Kosovën.
Meta: S’ka krisje PS-LSI për guvernatorin, i takon parlamentit të respektojë kushtetutën
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se pas dekretit të Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, tashmë i takon parlamentit të zbatojë kushtetutën dhe ligjin. Gjatë një vizitë në Voskopojë, Meta mohoi të ketë krisje të marrëdhënieve mes LSI-së dhe PS-së për emrin e guvernatorit duke thënë se mes dy forcave politike ka mirëkuptim. “Presidenti ka kompetencat e tij, të cilat ja jep kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij, në zbatim të kushtetutës. Njëkohësisht edhe parlamenti do të respektojë kushtetutën edhe ligjet në fuqi”, tha Meta.
Fatos Nano nis aksion për t’u rikthyer në politikë? Fillon nga reagimet nëpër rrjetet sociale
Sipas agjencisë së lajmeve “Sot”, ish-kryeministri Fatos Nano, ka nisur një fushatë reagimesh në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, për t’i paraprirë një lëvizje politike. “Ne vazhdojmë t’i shpallim luftë njerëzve të këqij në vend se t’i shpallim luftë asaj që i bën njerëzit të pëqinj”, shkruan Nano. Më tej, lideri historik i PS thekson se shqiptarët janë të lodhur nga premtimet boshe. “Shqiptarët janë lodhur nga fjalët dhe premtimet boshe! Reforma duhet të jetë popullore dhe jo elektorale në interes të partive.
Bojkoti i opozitës, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan ndërmjetësim për marrëveshje mes palëve
Zyrtarë të Parlamentit Europian (PE) pritet të ndërmjetësojnë mes palëve politike në Shqipëri për t’i dhënë zgjidhje ngërçit në parlament, i shkaktuar nga bojkoti i opozitës së djathtë. Sipas Agjensisë Telegrafike Shqiptare, PE do të angazhohet zyrtarisht për ta bindur opozitën që të kthehet në Kuvend, që e ka braktisur prej disa muajsh, duke negociuar për arritjen e një marrëveshje mes dy kampeve.
Mediat serbe/ Beogradi 10 mijë policë për Forumin Ekonomik. “Tanjug”: Volumi i shkëmbimeve me Shqipërinë 103 milionë dollarë
Beogradi blindohet në kuadër të forumit ekonomik mes vendeve të Europës Qendrore e lindore dhe kinës më 16 dhe 17 dhjetor. Forumi ekonomik mes vendeve te Evropes Qendrore e Lindore dhe Kines ka ne fokus nxitjen e investimeve te reja në Shtetet Eurolindore dhe Shtetet Ballkanike. Mediat vendase bëjnë me dije se dhjetë mijë forca sigurie do jenë në gjendje gatishmërie, në prag të vizitës së dytë të kryeministrit Rama në Serbi, dyfishi i numrit të uniformave blu, gjatë vizitës së parë të Ramës në Beograd.
Rriten të ardhurat buxhetore me 400 milion dollarë, bie deficiti buxhetor me 230 milion dollarë
Treguesit fiskalë sipas buxhetit te konsoliduar, të publikuar sot nga Thesari i Shtetit, tregojnë se në 11 muajt e parë të vitit, janë futur në thesar rreth 400 milionë dollarë më shumë se e njëjta perudhë e një viti më parë. Kjo rritje e të ardhurave është shoqëruar me një ulje të deficitit buxhetor prej 230 milon dollarë. Në uljen e deficitit, përveç rritjes së të ardhurave, ka ndikuar edhe mosrealizimi i shpenzimeve për investime publike – ato me financim të brendshëm janë realizuar në masën 57% të objektivit vjetor, dhe me financim të jashtëm, në masën 79% të objektivit vjetor.
Zyrtari i lartë Andreas Schockenhoff/ Gjermania kundër influencës ruse në Serbi e Kosovë
Berlini është shqetësuar me rritjen e influencës ruse në Ballkan, në veçanti në Serbi. Lidhur me këtë flet për “Deutsche Welle”-n, Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag. Ai thotë se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë se Serbia do të ndjekë rrugën e integrimeve evropiane. “Natyrisht që Serbia është nën presionin e madh të Rusisë. Putini po përpiqet që përmes energjisë dhe varësisë ekonomike të shtojë influencën ndaj disa vendeve në Ballkan. Kjo është një sparkatë e vështirë për Serbinë.
Ismail Vlora e Isa Boletini në një fotografi të rrallë
Ilir Ikonomi, gazetar i pasionuar pas historisë, duke shfletuar gazetat e fillimshekullit XX, konkretisht, gazetën italiane Il Secolo, ka gjetur një foto, të cilën ai me të drejtë e quan të rrallë. Është një foto ku duken Ismail Qemali, Isa Boletini, Mehmet Konica, i vëllai i Faikut, në të djathtë dhe Et’hem Vlora pas të atit, Ismail Qemalit. Është një foto e vitit 1913, në Londër, gjatë ditëve të Konferencës së Ambasadorëve.