Gjiknuri në Zadrimë: Jo rritje çmimi për energjinë, brenda vitit 2016 gati linja e interkonjeksionit me Kosovën

Dy ditë përpara se Enti Rregullator i Energjisë të marrë vendimin për çmimin e energjisë elektrike Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri premton se nuk do të ketë rritje te tij. “Vizion Plus” bën të ditur te këtë deklaratë Gjiknuri e bëri nga Zadrima e Lezhës ku inspektoi punimet për ndërtimin e linjës së interkonjeskionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë. Brenda vitit 2016 do të jetë gati linja e interkonjeksionit të Shqipërisë me Kosovën. Deklaratën e ka bërë Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të punimeve për këtë linjë në Zadrimë të Lezhës ku edhe ka theksuar rëndësinë e investimeve të tilla. Investimi kap shifrën e rreth 29 milion eurove dhe mendohet se do te përmirësoje furnizimin me energji të Kosovës e Shqipërisë.
L.V
http://vizionplus.al/gjiknuri-per-energjine-jo-rritje-cmimi/
Add new comment