Meta: S’ka krisje PS-LSI për guvernatorin, i takon parlamentit të respektojë kushtetutën

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 08:08

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se pas dekretit të Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, tashmë i takon parlamentit të zbatojë kushtetutën dhe ligjin. Gjatë një vizitë në Voskopojë, Meta mohoi të ketë krisje të marrëdhënieve mes LSI-së dhe PS-së për emrin e guvernatorit duke thënë se mes dy forcave politike ka mirëkuptim. “Presidenti ka kompetencat e tij, të cilat ja jep kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij, në zbatim të kushtetutës. Njëkohësisht edhe parlamenti do të respektojë kushtetutën edhe ligjet në fuqi”, tha Meta. Për kreun e Kuvendit ka një mirëkuptim të përgjegjshëm e mjaft pozitiv mes 2 partive të koalicionit të majtë, ndërkohë që shtoi se për zgjedhjen e Guvernatorit të BSH-së, do të vijohet me procedurat parlamentare deri në seancën e radhës plenare.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.