Rriten të ardhurat buxhetore me 400 milion dollarë, bie deficiti buxhetor me 230 milion dollarë

Treguesit fiskalë sipas buxhetit te konsoliduar, të publikuar sot nga Thesari i Shtetit, tregojnë se në 11 muajt e parë të vitit, janë futur në thesar rreth 400 milionë dollarë më shumë se e njëjta perudhë e një viti më parë. Kjo rritje e të ardhurave është shoqëruar me një ulje të deficitit buxhetor prej 230 milon dollarë. Në uljen e deficitit, përveç rritjes së të ardhurave, ka ndikuar edhe mosrealizimi i shpenzimeve për investime publike – ato me financim të brendshëm janë realizuar në masën 57% të objektivit vjetor, dhe me financim të jashtëm, në masën 79% të objektivit vjetor. Ndërkohë, deri në 30 nëntor, thesari u ka paguar bizneseve rreth 265 milion dollarë, për detyrime infrastrukturore dhe tatimore që qeveria e mëparshme u kishte atyre.
Re.Pu.
Add new comment