Fatos Nano nis aksion për t’u rikthyer në politikë? Fillon nga reagimet nëpër rrjetet sociale

Sipas agjencisë së lajmeve “Sot”, ish-kryeministri Fatos Nano, ka nisur një fushatë reagimesh në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, për t’i paraprirë një lëvizje politike. “Ne vazhdojmë t’i shpallim luftë njerëzve të këqij në vend se t’i shpallim luftë asaj që i bën njerëzit të pëqinj”, shkruan Nano. Më tej, lideri historik i PS thekson se shqiptarët janë të lodhur nga premtimet boshe. “Shqiptarët janë lodhur nga fjalët dhe premtimet boshe! Reforma duhet të jetë popullore dhe jo elektorale në interes të partive. Miqtë e mi të dashur, ju ftoj të bëheni pjesë e faqes së mëposhtme duke sugjeruar dhe miqtë tuaj. Aty mund të shprehni mendimet tuaja për tema të ndryshme të shoqërisë shqiptare”, deklaron Nano. Sipas “Sot” ish-kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se politika shqiptare është kthyer në një han pa porta, duke shprehur mospajtimin e tij me zhvillimet politike pas rotacionit politik. “'Politika Shqiptare' është kthyer në një ''han pa porta''”, ka deklaruar Nano. “Sot” shkruan se edhe pse pozitat e kryeministrit Edi Rama janë më të forta se kurrë, shfaqja e Fatos Nanos, shqetëson jo pak lidershipin aktual socialist, pasi shumë socialistë të pakënaqur, shpresojnë ende tek kryetari i parë.
L.V
Comments
Tosit i qekan mbarue
<p>Tosit i qekan mbarue paret....</p>
Add new comment