Ismail Vlora e Isa Boletini në një fotografi të rrallë

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 03:28

Ilir Ikonomi, gazetar i pasionuar pas historisë, duke shfletuar gazetat e fillimshekullit XX, konkretisht, gazetën italiane Il Secolo, ka gjetur një foto, të cilën ai me të drejtë e quan të rrallë. Është një foto ku duken Ismail Qemali, Isa Boletini, Mehmet Konica, i vëllai i Faikut, në të djathtë dhe Et’hem Vlora pas të atit, Ismail Qemalit. Është një foto e vitit 1913, në Londër, gjatë ditëve të Konferencës së Ambasadorëve. Ikonomi ka lënë dhe një shënim në profilin e tij në facebook, ku edhe e ka publikuar këtë foto: “Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier. Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte. Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij. Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.”

Foton e plotë, edhe me pjesën e poshtme të saj, ku duken këmbët e këpucët, mund ta shihni në linkun http://www.gazetaexpress.com/lajme/foto-e-rralle-ismail-qema...

 

Re.Pu.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.