“Save the Children”/ Gjendja e fëmijëve në Shqipëri, të dhunuar dhe të pa arsimuar

Në të dhënat e fundit që sapo kanë publikuar organizata “Save the Children” dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pasqyrohet gjendja e vështirë ku jetojnë dhe mësojnë aktualisht fëmijët në Shqipëri. “Zëri i Amerikës” njofton se shpenzimet publike në arsim përbëjnë 2,8% të PBB-së, më i ulët se në të gjitha vendet e rajonit, të cilat japin dyfishin. Drejtorja e “Save the Children” Anila Meço thotë për “VOA” se mesatarja e viteve të shkollimit për fëmijët në Shqipëri është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 nga 178 vende në botë. Ndërkaq, përqindja e fëmijëve që nuk janë regjistruar asnjëherë në shkollë është rreth 5%. Fëmijët rom janë më të privuarit për të ushtruar të drejtën e tyre për arsim, pastaj vijnë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në fund janë fëmijët e varfër të zonave rurale. Përfaqësuesja e CRCA-së dhe Linjës 1611, Rezarta Gjalpi, thotë gjithashtu për “VOA” se fëmijët shqiptarë dhunohen fizikisht dhe emocionalisht, por po aq i godet edhe nënvlerësimi. Ajo tha se kërkesat kryesore mbeten një kujdes më afatgjatë ndaj fëmijëve, sepse policia kudeset për disa orë apo ditë, por më pas nevojiten struktura që t'i mbrojnë nga dhuna dhe t'i perfshijnë në jetën e zakonshme.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/chldren-albania-/2557698.html
Add new comment