Arkiv-Lajme

Dorëzohet Daçiç: Kosova, do të ishte mirë që Serbia ta ndërrojë kushtetutën

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 03:08

Mediat kosovare raportojnë deklaratën e zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiçi. Sipas tyre ai ka deklaruar se do të ishte mirë që Serbia ta ndërrojë Kushtetutën. Kërkesën për ndërrim të Kushtetutës i kanë bërë Gjermania dhe BE. Sipas Daçiçit në këtë mënyrë të gjitha vërejtjet dhe kërkesat e BE-së do të gjendeshin brenda sugjerimeve që i janë bërë e po i bëhen Serbisë në procesin e integrimeve evropiane. Ai ka thënë askush nuk po vënë kushte për të ndryshuar Kushtetuta. Në Kushtetutën e Serbisë përndryshe shkruhet që Kosova është pjesë e Serbisë.

Gjeopolitika e tubacionit të gazit. Varësia e energjisë së Turqisë nga Rusia ndryshon projektin e tubacionit që do ndërtohej në Bullgari

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 01:57

Vendimi i Rusisë për të anuluar një tubacion gazi në Bullgari duke preferuar Turqinë po cilësohet nga autoritet turke si një fitore e rëndësishme për Ankaranë në ambiciet e saj për t’u bërë një shpërndarës energjie me rëndësi në rajon. Por, “Zëri i Amerikës” thotë se ka dyshime në rritje se sa me interes është ky tubacion për Turqinë.

Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i hapë negociatat e anëtarësimit në BE, shkak Kosova

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 01:13

Javën e ardhshme do të ketë një takim të nivelit të lartë në BE, ku pritet të kumtohet një lajm i keq për Serbinë, shkruan gazeta “Tribuna”. Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i hapë kapitujt e saj të parë në negociatat e anëtarësimit në BE, në një të ardhme të afërt, bënë të ditur “dtt-net”, duke u thirrur në burime të saj brenda Unionit. Kjo ndodhë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në bisedimet me Kosovën, transmeton “lajmi.net”.

La Rivista Internazionale Europea "fut në sherr" Vehbiun me Kadarenë

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 15:55

Në një sprovë të vetën të publikuar në librin me titull "Sende që nxirrte deti", Ardian Vehbiu ka shkruar edhe këtë pasazh: "Në këtë kontekst, do të shpjegojmë, më në fund, edhe përhapjen virale të një deklarate, përndryshe apokrife, të Ismail Kadaresë; i cili u përfol t’i kish quajtur “jashtëqitja e kombit” refugjatët e krizës së ambasadave, në korrik 1990.

Edhe Portugalia njeh Palestinën

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 15:42

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar mocionin e paraqitur nga qeveria për njohjen e Palestinës si shtet i pavarur dhe sovran. Mocioni është mbështetur nga opozita socialiste duke i hapur rrugë me konsensus këtij hapi të rëndësishëm në politikën e jashtme. Portugalia pason Britaninë e Madhe, Francën, Irlandën dhe Spanjën, vende, parlamentet e të cilave kanë marrë një vendim të ngjashëm. Suedia nga ana e vet, ka vendosur njohjen me një akt të qeverisë. s.z

Kreu i INSTAT-it: "Mjaft më me dyshime mbi INSTAT-in; ne do t'ju japim prova mbi seriozitetin e profesionalizmin tonë"

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:30

Kreu i INSTAT-it, Gjergji Filipi, thotë në një intervistë dhënë Mustafa Nanos që është publikuar e plotë në rubrikën "MSN Interview" të portalit tonë "ResPublica.al", se institucioni që drejtohet prej tij do të binjakëzohet shumë shpejt me një institucion ndërkombëtar statistikash, që është me kredencialet më të larta të besueshmërisë. Ai nuk thotë emrin e këtij institucioni, por lë të kuptohet se procesi i binjakëzimit është në një fazë finale.

Berisha shprehet se “të vjetrit” e PD-së, lanë veten jashtë kryesisë së re. Zëri i Lulzim Bashës? “Duhet të aplikojë teknikën e mbrojtjes së Zërit”

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:29

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “ABCNEWS” realizuar nga Mirela Milori. Berisha është ndalur te ngjarjet e dhjetorit por edhe për gjendjen aktuale të PD-së. Milori ka pyetur për kryesinë e re dhe largimin e të vjetërve. Berisha tha se pas dorëheqjes së kryetarit, japin dorëheqje edhe njerëzitë më të afërt me të. Dhe në fakt Patozi me Topallin e bënë këtë gjë. “Natyrisht këta kanë të drejtën për të patur ambicie të tjera në të ardhmen”, tha Berisha që shtoi se “këta lanë veten jashtë”. Lidhur me Lulzmin Bashën, Berisha ka thënë se ai ka krijuar fizionominë e tij.

Fshehën para në banka jashtë Shqipërisë. Akuzohen ish-presidenti i “Vefa Holding”, Vehbi Alimuça dhe djali i tij Artani

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:26

Prokuroria e Tiranës akuzon ish­presidentin e firmës piramidale “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij, Artan Alimuçaj, për fshehje të parave në banka jashtë Shqipërisë. Prokuroria thotë se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Grafiku është i bukur, por shifra e të punësuarve mbetet e pabesueshme. Dhe një problem me dritat që ndërpriten me orë të tëra

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 12:38

Ka një debat të madh lidhur me shifrën e punësimit, nisur nga deklarat e kryemsinitrit aktual se janë punësuar mbi 81 mijë njerëz, ndërkohë që INSTAT ka dhënë shifra sipas të cilëve të punësuarit janë 107 mijë. Do të mjaftonin qoftë e3dhe prishjet e ndërtimeve pa leje, që siç thotë qevria janë vetëm biznese, për të kuptuar se ajo që është papunësia. Aq më tepër pastaj që vetë kryeministri ka sqaruar nëpër rreshta se bëhet fjalë për zbardhje të të punësuarve që deri më dje ishin informalë.

Hapja e dosjve, eksperti Dyrmishi thotë se hapja e plotë mund të dëmtojë shërbimin aktual, pasi zbulohen metodat e punës

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 09:51

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit mund të shoqërohet edhe me probleme të natyrës që kanë të bëjnë me punën e shërbimit të sotëm sekret. Të paktën kështu mendon Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) që ka folur për këtë çështje në një intervistë për gazetën “Shekulli”. “Kur flitet për hapjen e dosjeve duhet të specifikohet se kë lloj dosjeje do të hapim; atë që ka informacionin apo atë tjetrën që tregon mënyrën se si është mbledhur informacioni, apo të dyja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme