Hapja e dosjve, eksperti Dyrmishi thotë se hapja e plotë mund të dëmtojë shërbimin aktual, pasi zbulohen metodat e punës

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit mund të shoqërohet edhe me probleme të natyrës që kanë të bëjnë me punën e shërbimit të sotëm sekret. Të paktën kështu mendon Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) që ka folur për këtë çështje në një intervistë për gazetën “Shekulli”. “Kur flitet për hapjen e dosjeve duhet të specifikohet se kë lloj dosjeje do të hapim; atë që ka informacionin apo atë tjetrën që tregon mënyrën se si është mbledhur informacioni, apo të dyja. Çështja është se, edhe nëse hap dosjen që ka brenda informacionin, mundet që aty të ketë të dhëna edhe për mënyrat se si është mbledhur ky informacion. Duke qenë se metodat e punës për shërbimet sekrete janë të rëndësishme, madje më të rëndësishme edhe se vetë informacioni, hapja e këtyre dosjeve tërësisht mund të jetë problematike për aq sa mund të ketë metoda që vazhdojnë të jenë të klasifikuara, për të cilat shërbimi i sotëm mund të mos dojë që të bëhen publike. Duhet të sigurohemi që ky proces të mos dëmtojë punën aktuale të shërbimit të shtetit”, thotë Dyrmishi.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=62487&kat=87
s.z
Comments
Metodat e punes perpara 25
<p>Metodat e punes perpara 25 vjetesh kane qene metoda te huazuara nga Europa Lindore dhe Rusia Sovietike. Logjika e zontise ne fjale calon per tre arsye: metodat e punes se vendeve Lindore tani jane plotesisht te njohura nga proceset e transparences ne te gjtha vendet e tjera vec nesh. Se dyti, kur ky proces nuk ka qene problem per zbulimet Polake apo Bullgare, perse mund te perbeje kjo problem per Shqiperine? Se treti, Sigurimi i Shtetit u shkri i teri; per ca kohe punerat rane ne duar te amatoreve qe erdhen ne drejtim te SHIK nen z. Berisha si President dhe cdo gjurme e metodave te punes se asaj kohe (biles ne pergjithesi cdo metode pune!) duhet te jete zhdukur. Sherbimet sekrete jane ri-organizuar disa here nen mbikqyrjen e partnereve te Shqiperise dhe vesthire qe ata te kene patur zili metodat e punes nen regjimin e Enver Hoxhes...</p>
A mund te me thoni cfare do
<p> A mund te me thoni cfare do te thote titulli "ekspert i larte per Sigurine kombetare", ku ka punuar a ka prek dosje ndonje here a njeh Platformat e sigurimit e regjistrat e tij e te tjera...dmth ku e ka marr kete ekspertize dhe shyqyr qe foli tashti se nuk do ta kishin krye as vendet e tjera prej frikes se tij.</p>
Kemi marre cilesimin e
Kemi marre cilesimin e "Shekulli" qe e ka intervistuar.
Add new comment