Dorëzohet Daçiç: Kosova, do të ishte mirë që Serbia ta ndërrojë kushtetutën

Mediat kosovare raportojnë deklaratën e zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiçi. Sipas tyre ai ka deklaruar se do të ishte mirë që Serbia ta ndërrojë Kushtetutën. Kërkesën për ndërrim të Kushtetutës i kanë bërë Gjermania dhe BE. Sipas Daçiçit në këtë mënyrë të gjitha vërejtjet dhe kërkesat e BE-së do të gjendeshin brenda sugjerimeve që i janë bërë e po i bëhen Serbisë në procesin e integrimeve evropiane. Ai ka thënë askush nuk po vënë kushte për të ndryshuar Kushtetuta. Në Kushtetutën e Serbisë përndryshe shkruhet që Kosova është pjesë e Serbisë. Pikërisht këtë paragraf Gjermania e dëshiron të hiqet- në mënyrë që t’i hapet rruga njohjes edhe formale të shtetit të Kosovës nga Beogradi.
L.V
Add new comment