Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i hapë negociatat e anëtarësimit në BE, shkak Kosova

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 01:13

Javën e ardhshme do të ketë një takim të nivelit të lartë në BE, ku pritet të kumtohet një lajm i keq për Serbinë, shkruan gazeta “Tribuna”. Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i hapë kapitujt e saj të parë në negociatat e anëtarësimit në BE, në një të ardhme të afërt, bënë të ditur “dtt-net”, duke u thirrur në burime të saj brenda Unionit. Kjo ndodhë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në bisedimet me Kosovën, transmeton “lajmi.net”. Problem tjetër përveç Kosovës, parashihet të jetë edhe mosgatishmëria e Serbisë që të jetë në pozicion të njëjtë me bllokun Evropian karshi krizës së Ukrainës. “Dtt-net” i referohet dokumenteve të përgatitura të cilat do të diskutohen, dhe më pas edhe do të merret vendim në një takim të nivelit të lartë në BE.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.