Grafiku është i bukur, por shifra e të punësuarve mbetet e pabesueshme. Dhe një problem me dritat që ndërpriten me orë të tëra

Ka një debat të madh lidhur me shifrën e punësimit, nisur nga deklarat e kryemsinitrit aktual se janë punësuar mbi 81 mijë njerëz, ndërkohë që INSTAT ka dhënë shifra sipas të cilëve të punësuarit janë 107 mijë. Do të mjaftonin qoftë e3dhe prishjet e ndërtimeve pa leje, që siç thotë qevria janë vetëm biznese, për të kuptuar se ajo që është papunësia. Aq më tepër pastaj që vetë kryeministri ka sqaruar nëpër rreshta se bëhet fjalë për zbardhje të të punësuarve që deri më dje ishin informalë. Pra edhe njëherë një rrenë sa për të plotësuar tabelëne statistikave me shifra që u ngjajnë emotikoneve pozitive. Për të bërë një krahasim, Ines Nurja, ish-drejtuese e INSTAT-it, thotë për “ABCNEWS” se edhe në vitin 2008-2009, kur ekonomia ishte në rritje dhe kur ishte në realizim rruga e kombit, punësimi njohur rritje me 44 mijë. Rritja ekonomike këtë vit u ul nga FMN-ja në 2%, pra nga dalin këta të punësuar? Qeveria po ashtu përballet me një dështim në parashikimin e vet, pasi ndonëse shleu borxhin ndaj biznesit, ai sërish nuk u konvertua në kthim kredish të këqija.
Shakaja pa kripë me dritat
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi sot se humbjet në sistem janë minimizuar, kanë arritur 32%. Po kështu arkëtimi po njeh rritje, çka nënkupton se represioni i aplikuar, me 560-600 njerëz të arrestuar dhe ende pa proces gjyqësor, ka dhënë efekte. Mirëpo qeveria nuk po siguron furnizim me energji në të gjithë vendin. “ABCNEWS” raportonte se në zonat e minoritetit ndërprerja e energjisë është me orë të tëra, fakt ky i konstatuar përmbi katër herë edhe personalisht në muajin shtator. Ironia e kësaj situate është se zonat e minoritetit kanë qenë përherë modeli i pagesës korrekte të energjisë elektrike.
s.z
Add new comment