Fshehën para në banka jashtë Shqipërisë. Akuzohen ish-presidenti i “Vefa Holding”, Vehbi Alimuça dhe djali i tij Artani

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:26

Prokuroria e Tiranës akuzon ish­presidentin e firmës piramidale “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij, Artan Alimuçaj, për fshehje të parave në banka jashtë Shqipërisë. Prokuroria thotë se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale). “Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollar”,­thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.