Berisha shprehet se “të vjetrit” e PD-së, lanë veten jashtë kryesisë së re. Zëri i Lulzim Bashës? “Duhet të aplikojë teknikën e mbrojtjes së Zërit”

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:29

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “ABCNEWS” realizuar nga Mirela Milori. Berisha është ndalur te ngjarjet e dhjetorit por edhe për gjendjen aktuale të PD-së. Milori ka pyetur për kryesinë e re dhe largimin e të vjetërve. Berisha tha se pas dorëheqjes së kryetarit, japin dorëheqje edhe njerëzitë më të afërt me të. Dhe në fakt Patozi me Topallin e bënë këtë gjë. “Natyrisht këta kanë të drejtën për të patur ambicie të tjera në të ardhmen”, tha Berisha që shtoi se “këta lanë veten jashtë”. Lidhur me Lulzmin Bashën, Berisha ka thënë se ai ka krijuar fizionominë e tij. Po për Zërin që i ikën shpesh në mitingje? “Ai duhet të aplikojë teknikën e mbrojtjes së Zërit. Zëri është një nga elementët më të rëndësishëm”, shtoi ish-kryeministri.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.