Bojkoti i opozitës, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan ndërmjetësim për marrëveshje mes palëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:23

Zyrtarë të Parlamentit Europian (PE) pritet të ndërmjetësojnë mes palëve politike në Shqipëri për t’i dhënë zgjidhje ngërçit në parlament, i shkaktuar nga bojkoti i opozitës së djathtë. Sipas Agjensisë Telegrafike Shqiptare, PE do të angazhohet zyrtarisht për ta bindur opozitën që të kthehet në Kuvend, që e ka braktisur prej disa muajsh, duke negociuar për arritjen e një marrëveshje mes dy kampeve. Për këtë qëllim janë emëruar dy negociatorë, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, që është dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, dhe sllovaku, Eduard Kukan, që pritet të vizitojnë Tiranën javën e ardhshme. Nisma e raportuesit Fleckenstein, e përkrahur nga ish-kreu i delegacionit për Ballkanin, synon kthimin e opozitës në Kuvend brenda këtij muaji, për të punuar më pas mbi një pr/ligj që synon dekriminalizimin e parlamentit. Ky draft parashikohet të miratohet me konsensus brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

 

L.V

 

http://www.kohajone.com/index.php/politike/item/3958-bojkoti-i-opozites-nderkombetareve-ndermjetesojne-per-marreveshje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.