Pakistan, talibanët sulmojnë shkollën e kadetëve, 125 viktima nga të cilët 84 fëmijë

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 07:14

Ka shkuar në mbi 125 të vrarë, ku 84 prej tyre janë nxënës, numri i viktimave të masakrës së rëndë brenda një shkolle ushtarake në Peshavar të Pakistanit. Mësohet se 6 persona të armatosur me uniforma sigurie kanë hyrë në shkollën me kapacitet 500 nxënës dhe kanë hapur zjarr ndaj fëmijëve dhe personelit.

Sulmi është marrë përsipër nga talebanët që shprehen se akti i sotëm ishte përgjigje ndaj operacioneve ushtarake ndaj sulmeve të ushtrisë në Vaziristanin Verior. Viktimat jane nxënës nga 9 deri në 14 vjeç si dhe personel i shkollës. Rreth 40 të tjerë janë plagosur, disa nga të cilët kanë marrë plagë të rënda.

Zëdhënësi i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i cili ka identifikuar veten si Muhammad Khorasani, i ka telefonuar një gazetari të Radios Evropa e Lirë dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.