Pas mësuesve, tani do të verifikohen edhe psikologët e shkollave

“Gazeta Shqip” shkruan sot se Ministria e Arsimit ka nisur inspektimet për të verifikuar psikologët që janë caktuar pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare. Sipas kësaj gazete verifikimi do të synojë të zbardhë numrin e atyre personave që punojnë psikologë pa qenë të diplomuar si të tillë. Nisma në fjalë pason largimet e rreth 2000 mësuesve që jepnin lëndë për të cilat nuk ishin diplomuar.
s.z
Add new comment