Dyndje në portin e Vlorës për t’u larguar drejt Gjermanisë për azil. Pse po ikin shqiptarët sërish?

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 08:29

Sot paradite u publikua një lajm sipas të cilit me qindra qyetarë ishin drejtuar drejt portit të Vlorës, për të ikur jashtë Shqipërisë. “News24” njoftonte, duke iu referuar burime e nga vendi i ngjarjes, se njerëzit deklaronin se do të iknin drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Lajmi u pasua nga një njoftim i Ministrisë së Brendshme, në të cilin paralajmërohej marrja e masave për të zbatuar detyrimet që burojnë nga marrëveshja Shengen, duke theksuar se asnjë kërkesë për azil nuk do të pranohet më në BE, pasi Shqipëria klasifikohet si vend i sigurtë. Madje kanë nisur hetimet edhe për një skemë të mundshme mashtrimi. Edhe sikur të marrim të mirëqenë çdo deklarim të bërë, një pyetje e vetvetishme shtrohet në këtë rast: pse duan të ikin njerëzit, madje edhe duke besuar “në një skemë të mundshme mashtrimi”? Kërkesa për azil është thjesht dhe vetëm një alternativë e fundit ekonomike dhe kjo dihet fare mirë, mirëpo si mund të shpjegohet ky fluks kur shifrat e punësimit, ato zyrtare janë tepër optimiste? Kur taksat janë ulur për të varfërit dhe kur bujqësia po rilind? Është e natyrshme të mendohet se masat e marra kundër informalitetit do të çojnë në një lloj riorganizimi të ekonomisë, por duket se goditja ka kufizuar shumë mundësitë e jetesës një pjesë jo të vogël njerëzish. Ekonomia e Shqipërisë është ajo që është, ose më mirë, njerëzit ia kanë dalë ashtu si kanë mundur dhe disiplinimi aktualisht thjesht e ka mbyllur këtë mundësi. Çfarë mbetet është ikja, kuptohet për një kategori, ndonëse kjo ikje tanimë nuk lejohet as nga shteti ynë, pasi penalizohet në një nga arritjet kryesore të veta, liberalizimi i vizave. http://www.balkanweb.com/site/vlore-qindra-qytetare-ne-port-... s.z

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

Ikin se jane te deshperuar.

Ikin se jane te mashtruar nga rilindasit socialist.

Ikin se duhet te "konkurosh" qe te jetosh.

Ikin se neser mund te denohen dhe per ujin qe pijne.

Submitted by Astrit (not verified) on

Perse nuk iken plot njerez edhe perpara rilindasve socialiste? Apo konkurenca ka qene me e lehte me pare? Ujin qe do te pijne neser e kane te paguar apo nuk e kane te paguar? Une vete jam i djathte dhe jo socialist (por as berishist), ama me duket absurde paragjykimet bardh-e-zi te tipit PDist qe cdo gje eshte e zeze po e beri tjetri dhe cdo gje qe bejme vete eshte e bardhe.

Submitted by ALpini (not verified) on

Para se te liberalizoheshin vizat ju perhapet fjale se do ikin te gjithe shqiptaret e sdo kthehen me por nuk ndodhi keshtu dhe as nuk u rrezikuan vizat.Me ardhjen tuaj ne pushtet po rrezikohet levizja e lire dhe duhet qe duhet te kesh nje ftese nga nje person me lejeqendrim ne vendin ku shkon.....nejse fshati qe duket sdo kallauz dhe une jam nje i majt aq sa ti je i djathte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.