“Nëse një ditë do të trokasësh në derën time”. Ndahet nga jeta aktorja italiane, Virna Lisi

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktorja e njohur italiane, Virna Lisi. Sipas të birit, Korado, një muaj më parë ajo kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme.Ishte pikërisht ai që konfirmoi lajmin e humbjes disa minuta më parë për mediat italiane. Virna Lisi u shua në banesën e saj, pa dhimbje, teksa flinte, tha i biri.
Aktorja e lindur në 1936 në Ankona, pati një karrierë të gjatë në kinematorgrafi dhe television, rrugëtim që e nisi në një film artistik 1957.Përgjatë viteve, ajo pati mundësinë të luajë me plejadën e aktorëve më të mirë italianë, ndërsa është nderuar me disa çmime, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. U bë e njohur edhe për publikun shqiptar në fund të viteve ’80 me rolin e ‘nënës’ në filmin me seri “Nëse një ditë do të trokasësh në derën time”.
l.m
Add new comment