Pagesa e faturave të energjisë, një pjesë e debitorëve po ndihmohen nga të afërmit emigrantë

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 10:33

Aksioni për energjinë ka rezultuar i suksesshëm për qeverinë, të paktën në rritjen e arkëtimeve. Qytetarët i janë drejtuar sporteleve dhe po paguajnë në masë energjinë, debinë që i kanë OSHEE-së. Por nëse qeveritarët, përfshi kryeministrin, e lidhin këtë edhe me ndërgjegjësimin, “Top-Channel” informon se masat e marra për këtë çështje, ka detyruar një pjesë të debitorëve t’u kërkojnë ndihmë të afërmve emigrantë. Sipas TCH, jo pak emigrantë në Britaninë e Madhe kanë pohuar se po dërgojnë para në Shqipëri, te të afërmit e tyre, me qëllim që ata të paguajnë faturat e prapambetura. Në njëfarë mënyre kjo flet për pamundësinë relative të një pjese të popullsisë për të paguar shërbimin që ofrohet nga OSHEE-ja.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.