Rënia e Nicolae Ceausescu në Rumani, një libër i ri që rrëfen hollësi të panjohura

“Deutsche Welle” shkruan për një libër të botuar së fumdmi, i cili sjell fakte të reja për ngjarjet që çuan në rrëzimin e Nicolae Ceausescu në vitin 1989 në Rumani. Natyrisht revolta kishte për premisë situatën e ndeuzr dhe pakënaqësinë e madhe ndaj regjimit, por gazetari kanadezo-hungarez, Arbat Schöczi, thotë se ishte një incident me një prift të minoritetit hungarez në Timishoara, që katalizoi të gjithë revoltën. Sipas tij, prifti Laszlo Tëkes kritikonte gjatë ligjëratave fetare "sistematizimin" e vendit. “Ceausescu i kishte shkatërruar 7000 fshatra, me qëllim ndërtimin e qendrave të mëdha bujqësore. Në këtë mënyrë u shkatërrua praktikisht fshatarësia. Tëkes shumë shpejt e kuptoi se në këtë mënyrë cenohet edhe ekzistenca e minoritetit hungarez. Pakënaqësitë e tij i ka shprehur edhe në një intervistë të bërë nga dy gazetarë kanadezë dhe mbajtur sekret deri në verën e vitit 1989, kur u emetua në televizionin hungarez”, shkruan DW. Intervista u dha në televizionin hungare dhe shqetësoi shumë regjimin rumun. Tentativa për të arrestuar Tëkes çoi në solidarizimin e njerëzve dhe i hapi rrugë revoltës. Interesant është fakti që përmendet në libër, se shërbimi hungarez dërgoi njerëz për të mbrojtur priftin me origjinë hungareze.
s.z
Comments
Epo eshte kohe kur sekush
<p>Epo eshte kohe kur sekush shkruan cfare i do zemra!</p>
Add new comment