Gjykata Europiane vendos heqjen e Hamasit nga lista e organizatave terroriste. Por kjo nuk sjell ndryshimin e qëndrimeve politike

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian, pjesë e Gjykatës së Drejtësisë së unionit, ka vendosur dje që të heqë nga lista e organizatave terroriste, Hamasin palestinez. Vendimi përbën zhvillim me rëndësi, ndonëse shtetet kryesore europiane kanë deklaruar se ky vendim nuk ndryshon pozicionin e tyre ndaja lëvizjes islamike palestineze. “BE-ja bazhdon ta konsiderojë Hamasin si organizatë terroriste. Vendimi i gjykatës për ta hequr nga lista e organizatave terroriste është një rregullim me natyrë ligjore dhe jo një vendim politik i marrë nga qeveritë e BE-së”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç. Gjykata nga ana e saj e ka marrë vendimin mbi arsyetimin se listi i i Hamasit si organizatë terroriste në vitin 2001, nuk është bërë mbi fakte dhe akte të shqyrtuara nga organe kompetente, por mbi deduksione dhe interpretime me origjinë nga media dhe interneti. Për rrjedhojë, asetet e organizatës do të mbeten të ngrira edhe për 3 muaj të tjerë, në rast apelimi të vendimit. Ministria e Jashtme britanike nga ana e vet, ka theksuar se çështja ka tjetër trajtim nën legjislacioni britanik. Hamas përfaqëson krahu islamik palestinez që nuk e njeh Izraelin, që është edhe problemi kryesor politik.
http://www.aa.com.tr/en/u/436516--eu-court-likely-to-take-ha...
s.z
Add new comment