Pas dy ditëve me 5 të vrarë vjen “suksesi” me operacionin “Babagjyshi”!

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 14:41

Ngjarjet e dy ditëve të fundit ku mbetën të vrarë 5 persona, dy në grabitje me armë në Selitë, dy për çështje pronësie në Fushë Prezë dhe një për hakmarrje në Kamëz u shoqëruan nga një konferencë për shtyp e policisë, e cila njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e 3 personave, anëtarë të një bande kriminale që dyshohet se mban edhe autorësinë e grabitjes në Qendrën Tregëtare TEG  dhjetorin e kaluar.

Bëhet fjalë për një operacion të pafinalizuar, pasi 3 prej të dyshuarve janë shpallur në kërkim, e megjithatë nëndrejtori i policisë zgjodhi të dalë mbrëmjen e të mërkurës për t'i bërë publike rezultatet.

Teksa për ngjarjet e dy ditëve të fundit kryeministri nuk bëri asnjë koment, për arrestimet e “bandës së grabitësve” përgëzoi policinë, duke e shoqëruar me një fjali inkurajuese per forcat e rendit.  

“Përgëzime Policisë për arrestimin e grabitësve që morën famë si "babagjyshat e Vitit të Ri". Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur!”

Dhe një detaj interesant nga policia. Drejtues i bandës së grabitësve dyshohet se është Ilir Kupa,  i arratisur nga burgu i Trikalës bashkë me Marian Kolën dhe i arrestuar nga policia shqiptare në janar të këtij viti.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.