Rikthehen "heronjtë" e punës socialiste. Shpërblimi i fundvitit, vetëm për "të dalluarit” e administratës dhe veteranët.

Qeveria do të aplikojë një model të njohur për të vlerësuar punën e administratës me rastin e festave të fundvitit, duke shpërblyer me një stimul ekonomik më të dalluarit e fundvitit.
Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Fiiancave që pritet të miratohet javen e ardhshme në qeveri, kategoritë që do të përfitojnë nga shpërblimi do të jenë punonjësit me performancën më të mirë në administratë, mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës si dhe pensionistët e vetmuar e veteranët.
Gazeta Mapo raporton se fondi i akorduar për këto shpërblime kap vlerën e 1.8 milionë dollarëve.
Në çdo rast shuma nuk pritet të jetë më e madhe se 5 mijë lekë për shkak të fondit të vogël në dispozicion dhe numrit të ulët të përfituesve. Administrata publike dhe buxhetorët e tjerë edhe këtë vit mbeten të përjashtuar.
l.m
Comments
Stimul per servilat
<p> </p><p> Stimul per servilat ePS-se sepse zurtaret do thonekus eshte i dalluar.</p><p> Po veteranet qe marrin 50-15000 Euro pension dhe ata do marrin apo emeritojne sekanevrae gjelin ebeut...</p>
Add new comment