Donald Lu betohet në Departament: Shqipëria aleate e afërt e SHBA

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 00:24

Ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të ShBA. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm, Lu tha se “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit”, deklaroi ambasadori i ri amerikan që do të vijë pas pak javësh në Shqipëri.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.