Mesila Doda flet për hapjen e Dosjeve dhe kritikon opozitën për mungesën e mbledhjeve të grupit parlamentar

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 00:03

Vendimin e shumicës për të hartuar një ligj paralele me atë të Shoqërisë Civile për hapjen e dosjeve, deputetja demokrate Mesila Doda, e cilësoi sjellje Komuniste. Në studion e “Ora News”, Mesila Doda, tha se mbështetja ose jo e ligjit për hapjen e dosjeve, do përcaktojë ndarjen mes politikanëve komunistë apo progresiste  “Të paktën një ligj i cili ka mbi tre javë që është futur në procedurë parlamentare është një procedurë që të shikohet, të vlerësohet dhe sigurisht që të mendohet që mund të bëjnë ndryshimet që mendoni se janë të përshtatshme për t’u bërë. Pra edhe mënyra e të sjellurit, të konsideruarit i ekzekutivit, konsideruar legjieslativi si një aneks që duan e marrim parasysh, nuk duan nuk e marrin parasysh dhe kjo është mënyrë komuniste e të sjelluri sepse kushtetuta Shqiptare i jep parlamentit të Shqipërisë rolin ligjvënës, është ajo roli lider në ligjvënie. Komunistët le të dalin nga një krah, njerëzit që duan progresin, që duan të shkojnë përpara duhet të dalin nga krahu tjetër dhe kjo nuk duhet të njohi në fakt ndarje politike. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të vazhdojmë të lozim lojën e kungulleshkave me disa drafte. Drafti është në parlament dhe ata që duan të punojnë dhe ta miratojnë draftin të vijnë aty, socialistë dhe demokratë bashkë duhet ta miratojnë, jo vetëm ligjin, por edhe rezolutën për denimet e krimit të komunizmit”, u shpreh Doda.

Deputetja demokrate, shprehu rezerva për mungesën e mbledhjeve të grupit parlamentar, prej 4 muajsh, si dhe kritikoi bojkotin opozitar “Do të duhej të kishim një qasje shumë më aktive në parlament, por unë bojkotin nuk e çmoj si një mjet në politikën e sotme”

 

L.V

 

http://www.oranews.tv/vendi/hapja-e-dosjeve-doda-ligji-paralel-wshtw-sjellje-komuniste/

Comments

Submitted by Anonimuz (not verified) on

<p>PO Mesila Dodes, qe punon per Opus Dein kur do i hapen dosjet? Spiunet e komunizmit te pakten i sherbyen Shqiperise. Por Mesila kerkon te hap dosjet e spiuneve shqiptare, por jo spiuneve te huaj. Apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.