4.3 milionë euro u dhanë për ujësjellësin e Kukësit. Qyteti vazhdon të "thahet" për ujë, 4 zyrtarë në pranga.

Hetimet e prokurorisë së Kukësit nxorën në dritë një aferë prej 4.3 milionë eurosh në projektin për ndërtimin e Ujësjellësit të Kukësit. Në këtë afër janë të përfshirë 4 zyrtarë të Drejtorisë së Përgjitshme të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe drejtori teknik I një firme private që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve.
Të arrestuarit janë Guri Aliaj, Drejtor i Zbatimit të Projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizmeve në Tiranë , Gazmend Muça,përfaqësues Ligjor i Studios së Projektimit dhe supervizor i punimeve si dhe Zeqir Isaku dhe Murat Beta, të dy inxhinierë pranë drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit.
Nga veprimet paraprake, rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga procedura për ndërtimin e ujësjellësit arrin në vlerën e 4.3 milionë eurove, ndërkohë që banorët e Kukësit vijojnë të mos furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Në kërkim është shpallur edhe drejtuesi teknik i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve, shtetasi me inicialet R. B.
l.m
Add new comment