Rama drejt Beogradit për samitin Kinë-Ballkan. Li Keqiang: Nuk e harrojmë ndihmën shqiptare

Nesër kryeministri Edi Rama viziton sërish Serbinë, këtë herë për samitin Kinë-Ballkan që do të zhvillohet me përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në Beograd. Samiti do të ketë në krye të agjendës së tij, ekonominë dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe rajonit të Ballkanit. Kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto. Për të garantuar sigurinë e liderëve do të angazhohen rreth 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave. Ndërkohë për herë të parë, Serbia do të ketë edhe njësinë e saj speciale Antidron, duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Nga ana e tij, kryemysafiri, kreu i qeverisë kineze Li Keqiang nuk ka ngurruar të evokojë miqësinë e vjetër me Shqipërinë dhe ndihmën e Tiranës zyrtare dikur. “Miqtë janë si vera. Sa më e vjetër, aq më e mirë. Sot, shumë njerëz në Kinë kujtojnë ende kontributin historik të Shqipërisë në vendosjen e të drejtave të ligjshme të Kinës në Kombet e Bashkuara në vitin 1971”, tha
Li Keqiang në prag të takimit. Po ashtu, ai e cilësoi bashkëpunimin me Shqipërinë një miqësi të thellë tradicionale dhe të shëndoshë.
a.k
Comments
Tani, Rilindja eshte e

Tani, Rilindja eshte e plote....

Shoku gazetar ben mire te

Shoku gazetar ben mire te shpjegoje cfare ka dashur te thote shoku yne kinez.

Ne 1971 Kombet e Bashkuara perjashtuan Taiwan-in dhe njohen Pekinin si perfaqesues legjitimin te Republikes Popullore te Kines.

Per me teper lexoni zhvillimin e ngjarjeve mes Taiwan-it dhe Kines.

Jo per gje po 2 minuta pune keni:)

Add new comment