Erdogan Perëndimit: Mos ndërhyni! Gylen reagon: Po ndërton partinë-shtet dhe po kryen gjueti shtrigash

Ndërsa ka thënë se sulmet e fundjavës kundër mediave opozitare janë përgjigje ndaj “operacioneve të pista” të armiqve politikë, Presidenti i Turqisë Erdogan ka kërkuar nga BE të mos ndërhyjë. Së paku 24 persona janë arrestuar të dielën, pasi janë akuzuar për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit. Këto arrestime janë kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, Policia turke ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje të afërta me klerikun islamik, Fethullah Gylen. Por vetë Gylen, në një intervistë të gjatë për gjermanen Zydojçe Cajtung ka deklaruar se Erdogan po instalon partinë-shtet dhe po bën një gjueti shtrigash, duke arrestuar apo pushuar nga puna njerëz që s’i pëlqejnë “partisë”, për t’i zëvendësuar me njerëzit e vet.
“Unë nuk njoh as një të dhjetën e atyre që bëjnë pjesë në këtë lëvizje. Ndërsa, përsa i përket pjesës më të madhe të prokurorëve, policëve dhe mësuesve që janë larguar nga puna, ka për t’u kuptuar me kohën, se nuk kanë kurrfarë lidhjeje me lëvizjen. Ka gjasa që të gjitha këto i bëjnë me dy mendime të ndryshme. E para, po përpiqen ta tregojnë Lëvizjen për Shërbim si një rrezik të madh duke vulosur kaq shumë njerëz me “njollën” e saj. Ndërsa nga ana tjetër, po përpiqen t’i pastrojnë të gjitha ata që nuk janë të tyret. Këtë e artikuloi edhe një prej zëdhënësve të kohëve të fundit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim”, tha Gylen, 76 vjeçari që jeton në SHBA.
a.k
Add new comment