Basha deklaron: PD nuk e njeh ndarjen e re territoriale, është tortë elektorale Rama-Meta. Do protestojmë

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 12:25

Pas dhënies së verdiktit nga Kushtetuesja në favor të ligjit të qeverisë për ndarjen e re territoriale,

kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se forca që ai drejton nuk do ta pranojë vendimin. Basha e cilëson atë si ndarjen e tortës elektorale të pazareve të pista Rama-Meta. “U ndërtua në kundërshtim me kriteret e rekomanduara nga institucionet vendase dhe të huaja për një qëllim të vetëm. Nuk është hartë, por është tortë e ndarjes elektorale të Shqipërisë. PD nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë hartë të turpshme të pazareve të pista Rama Meta dhe të thërrimeve për këdo tjetër që u ul në këtë sofër”, u shpreh Basha. Sipas tij, 70 mijë firma janë dorëzuar për referendume lokale që përfaqësojnë qindra mijëra qytetarë shqiptarë për të cilët kjo hartë është e papranueshme, dhe PD do të jetë në krah të tyre.

PD i bojkotoi që në fillim tryezat dhe diskutimet për ndarjen e re, megjithë ftesat e njëpasnjëshme të mazhorancës.

a.k

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

I mbledh me kot firmat. Tani nuk ka me kohe, qe sipas afateve ligjore, referendumi te zhvillohet para zgjedhjeve vendore te caktuara nga presidenti me daten 21 qershor.

Deri ne 3 muaj KQZ shqyrton firmat. Deri dy muaj Gjykata kushtetuese shqyrton kushtetueshmerine e referendumit. Pas kesaj, 45 dite qe presidenti te shpall daten e referendumit, e cila caktohet 6 muaj me vone nga dita e shpalljes. Edhe sikur ata te shpejtojne afatet ne maximum, te pakten nja tre muaj do ti harxhojne.

Pra i takon qe mbas muajit shtator te caktohet data per zhvillimin e referendumit.

Zgjedhjet me harten e re, nderkaq jane zhvilluar me 21 qershor.

Keshtuqe Gjykata Kushtetuese i hedh poshte kerkesat per referendume. Por Basha dhe juristet e tij nuk e kane njohur ndonjehere ligjin.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Te flas edhe una pak si banal. Ku njeri na cau koken se maxhoranca nuk zbaton vendimet e gjykates kushtetuese. Po ai tani cfare po ben? Te njejten gje. Epo kjo s'ka vend te rrije!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.