Zef Brozi ‘propozon' që dosjet të hapen edhe për ata që kanë qenë President, kryeministër, kryetar gjykate, apo edhe kryetar SHIK-u

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 03:03

Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, ka publikuar sot një opinion në “Shqiptarja.com”, ku trajton çështjen e dosjeve. Brozi jep një mendim të vetin sesi duhet të realizohet procesi teknikisht, por këtu po sjellim propozimin e tij që dosjet të hapen edhe për funksionarët e tranzicionit, ata që kanë qenë pra në detyrat më të larta. “Mendoj se do të ishte mirë që dosjet të hapen edhe për të gjithë ata që pas zgjedhjeve parlamentare të Marsit 1992 e deri më sot kanë qenë President, Kryeministër, Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (po ua kujtoj se edhe unë kam qenë kryetar i kësaj Gjykate nga 23 shtatori 1993-deri më 21 Shtator 1995), Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, e Kryetar i SHISH-t (SHIK-ut). Shqiptarët kudo që janë kanë të drejtë dhe duhet të dinë nëse ndonjë nga këta funksionarë të lartë, përfshirë edhe veten time, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit”, thotë Brozi. Është disi çorientues ky propozim i tij, sa kohë që mund të krijohet përshtypja se Brozi di diçka paraprakisht, pa bën sugjerimin. Gjithsesi do të ishte shumë e papranueshme që dosjet, nëse hapen ndonjëherë, të hapen në mënyrë selektive.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.