Zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor. Pengesa e fundit ndaj hartës administrative, referendumet e kërkuara nga 129 njësi vendore

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në 21 qershor të vitit 2015. Dekreti i Presidentit, erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për reformën administrative dhe territoriale, përmes të cilit u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetuese të hartës së re administrative-territoriale.
Mirëpo krahas kësaj teme që është ezauruar tashmë nga Gjykata, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton kërkesat e 129 komunave dhe bashkive për mbajtjen e referendumeve lokale pikërisht për ndarjen administrative që prek njësitë në fjalë. KQZ-ja ka shpërndarë formularët tip që nevojiten për mbledhjen e firmave të qytetarëve të zonave përkatëse. “KQZ-ja do të verifikojë nëse firmëtarët janë ose jo banorë të zonave përkatëse dhe kërkesën me shqyrtimin e vet do t’ia përcjellë Gjykatës Kushtetuese, që do të vendosë në fund për to”, tha për “ResPublica” anëtari i KQZ-së, Klement Zguri. Kjo do të thotë që KQZ do të verifikojë nëse firmëtarët janë apo jo rezidentë të zonave dhe mandej do ta përcjellë kërkesën. Teorikisht kjo rihap mundësinë që harta territoriale të modifikohet, ndonëse duhet pritur ende. Nga ana tjetër, komisioni ka afat maksimal 90 ditë, nga data e kërkesës së nismëtarëve, për të përcjellë kërkesën.
s.z
Comments
I mbledh me kot firmat. Tani

I mbledh me kot firmat. Tani nuk ka me kohe, qe sipas afateve ligjore, referendumi te zhvillohet para zgjedhjeve vendore te caktuara nga presidenti me daten 21 qershor.

Deri ne 3 muaj KQZ shqyrton firmat. Deri dy muaj Gjykata kushtetuese shqyrton kushtetueshmerine e referendumit. Pas kesaj, 45 dite presidenti shpall daten e referendumit, e cila caktohet 6 muaj me vone nga dita e shpalljes.

Pra i takon qe mbas muajit shtator te caktohet data per zhvillimin e referendumit.

Zgjedhjet me harten e re, nderkaq jane zhvilluar.

Keshtuqe Gjykata Kushtetuese i hedh poshte kerkesat per referendume.

Add new comment