Merr fund pengmarrja në Sidnei të Australisë, dy viktima dhe katër të plagosur

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 10:08

Policia australiane mësohet se i ka dhënë fund pengmarrjes 16 orëshe që paralizoi Sidnein. Personi që kërcënonte me shpërthimin e bombave dhjetra klientë dhe stafin e një kafeneje, quhet Man Haron Monis, i njohur ndryshe me emrin Sheik Haron. 49-vjeçari është me origjinë nga Irani dhe prej vitesh jeton në Sidnei. Radikali mysliman besohet se predikon për Shtetin Islamik. Ai ka pasur probleme edhe më parë me ligjin. Kjo, duke qenë se ai ka bërë komente urrejtjeje për ushtarët australianë të vrarë mes viteve 2007 dhe 2009. Mësohet se nga ndërhyrja, kanë mbetur të vrarë dhe katër janë plagosur. Nuk dihen ende identitetet.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.